Statistikat e ‘çmendura’ të Donis Avdijajt ndaj Maltës

Donis Avdijaj shkëlqeu mbrëmë në fitoren e Kosovës ndaj Maltës.

Sport

18/11/2018 20:09

Kosova fitoi ndaj Maltës me rezultat 0 me 5 në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa Donis Avdijaj bëri një paraqitje të jashtëzakonshme.

Ylli i Përfaqësueses kosovare arriti të shënoj dy gola, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua lartë nga të gjithë, raporton “lajmi.net”.

Se Avdijaj kishte një performancë të shkëlqyer, e tregojnë edhe statistikat e tij ndaj Maltës:

20 minuta të luajtur, 9 prekje, 5 pasime, 4 gjuajtje, 3 në portë dhe dy gola. /Lajmi.net/