Statistika: Messi i vetëm, sa gjithë sulmuesit e Realit

Lionel Messi me 12 gola të shënuara këtë sezon, ka kontribuar që Barcelona të udhëheq në La Liga me 28 pikë pas 10 xhirosh, duke lënë pas Real Madridin, me tetë pikë prapa.

Sport

30/10/2017 23:58

Argjentinasi këtë fillim sezon, ka pasur formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 12 gola.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për sulmuesit e Real Madridit.

Është e vërtetë se lëndimet dhe dënimi i Ronaldos, ka hendikepuar ‘BBC’ këtë fillim të sezonit, por jo kaq shumë sa për të mbetur gjashtë gola larg Messit.

Sulmuesit e Realit, Bale, Benzema, Ronaldo, Mayroal e Lucas, të gjithë së bashku, kanë shënuar gjashtë gola, sa gjysma e Lionel Messit, që tashmë numëron 12 gola./Lajmi.net/