Starton përballja që do të përcaktojë kampionin e Kosovës

Ka nisur ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës.

Sport

20/05/2018 16:03

Ndeshja e fundit e këtij sezoni e cila do të përcaktojë titullin e kampionit, ka filluar në ora 16:00.

Prishtina që në renditje ndodhet tre pikë larg Dritës, i nevojitet fitore me dy gola epërsi, ndërsa të gjitha rezultatet tjera i bëjnë kampion mysafirët nga Gjilani.

Lajmi.net në kohë reale do t’iu mbajë të informuar për më të rejat që ndodhin në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’./Lajmi.net/