Start i furishëm i Liverpoolit, shënon fitore bindëse në Anfield

Liverpool e ka nisur furishëm sezonin 2018/2019 në Premierligë

Sport

12/08/2018 16:21

Finalistët e Ligës së Kampionëve të edicionit të kaluar, me një paraqitje bindëse kanë mposhtur 4:0 West Ham Unitedin në ‘Anfield Road’.

Gjithçka nisi me një gol të Mohamed Salah, që në minutën e 19’ shënoi për 1:0.

Në fund të pjesës së parë, Liverpool dyfishoi epërsinë me një gol të bukur të realizuar nga Mane.

 

Ishte sërish Mane që gjeti rrjetën për Liverpoolin, për të shtuar epërsinë në 3:0.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Daniele Sturridge, që shënoi për 4:0 në minutën e 88’, 25 sekonda pas inkuadrimit në lojë.

Vlen të ceket se për Liverpool në këtë ndeshje debutoi edhe Xherdan Shaqiri, që në minutën e 82’ zëvendësoi Sadio Manen.

Xhiron e dytë në Premierligë, Liverpool udhëton te Crystal Palace, ndërsa West Ham pret Bournemouthin./Lajmi.net/