“Starbucks i marrë” bëri bujë në Los Angeles

Një dyqan parodik i kafesë që tallet me gjigantin Starbucks është hapur këtë fundjavë në Los Angeles dhe shpejt u bë senzacion në rrjetet sociale.

Lajme

10/02/2014 00:11

Dyqani “Starbucks i marrë” duket shumë identik me Starbucks’in e vërtetë (përveç që ka një “i marrë” më shumë në emër) dhe shpejt po bëhet senzacion në rrjetet sociale.

Një zëdhënës i Starbucks ka deklaruar për the Wall Street Journal se kompania që përfaqëson nuk ka asnjë lidhje me dyqanin e ri të hapur, por po e vëzhgon.

Starbucks i marrë, që si staf ka dy banakierë, ka ofruar kafe falas gjatë gjithë vikendit. Rreshti i pritjes shkonte edhe jashtë dyqanit.

Amber, një nga banakierët, ka deklaruar për the Journal se përdorim i i logos së Starbucks për qëllime të marketingut është legal, pasi që vërehet se është një parodi.

Ky dyqan ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

“Diçka që quhet Starbucks i marrë u shfaq në Los Feliz, nuk e kuptoj se për çfarë bëhet fjalë, por ata japin kafe falas andaj jam në rreshtin e pritjes.”

Rradha e gjatë për kafe falas Menu-ja sigurisht se tall “origjinalen” e Starbucks

Pronarët gjithashtu kanë bërë një letër ku shpjegojnë të gjitha pyetjet e bëra shpesh nga konsumatorët.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet ky dyqan më tutje dhe a do të ketë probleme me Starbucks origjinal.

 

(Businessinsider)