Stamboll, një inxhinier pyjesh ka kultivuar shalqirin në formën e zemrës

Tani për tani, ne kemi rritur një numër të kufizuar shalqiri dhe ata do të jenë të pranishëm vetëm në tregun e brendshëm, thotë ai.

Fun

26/08/2015 13:57

Ismail Yanarates, inxhinier pyjesh nga Stambolli, ka kultivuar shalqi në formën e një zemre, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me gazetarin e AA Yanarates tha se për të prodhuar shalqirin në një kubik zemre ka udhëtuar shumë jashtë vendit, dhe se kjo ndërmarrje ka pasur mbështetjen e një ekip profesional.

Yanarates shtoi se shalqiri në formën e një zemre dhe kubi janë prodhuar për tregun e brendshëm turk, por ai mund të jetë i pranishëm edhe në Rusi, Evropë dhe vendet e Gjirit.

“Tani për tani, ne kemi rritur një numër të kufizuar shalqiri dhe ata do të jenë të pranishëm vetëm në tregun e brendshëm. Shalqiri në formë të zemrës në veçanti mund të përdoret si një dhuratë, dhe në sektorin e turizmit,  gjithashtu, do të dekorojnë edhe dritaret. Njerëzit që marrin një buqetë me lule për të shprehur dashurinë tani do të kenë mundësinë të dhurojnë edhe një shalqi në formën e zemrës”, ka thënë Yanarates.

Ai shtoi se ai dhe ekipi i tij po punon edhe për rritjen e një limoni dhe kastraveci në formën e një zemre, dhe vuri në dukje se më herët në Turqi nuk është kultivuar frut në forma të ndryshme.