Stafi mjekësor i Barcelonës njofton për të rejat nga Umtiti

Raportimet e fundit nga shtypi spanjoll kanë bërë të ditur se Samuel Umtiti ka lëndime të ligamenteve.

Sport

28/09/2018 15:19

Stafi mjekësor ka njoftuar se mbrojtësi do të mungojë disa muaj si pasojë e këtij lëndimi dhe trajneri nuk është aspak i lumtur për këtë gjë.

“Ai ka një problem me gjurin. Të shohim se si gjërat do të funksionojnë dhe shpresojmë se ai do të kthehet sa më shpejtë. Është humbje e madhe për ne” ka thënë trajneri.

Gjithashtu po flitet se lëndimi i Umtitit e vë në situatë të pa diskutueshme transferimin e një mbrojtësi të qendrës gjatë janarit. /Lajmi.net/