Stadiumi i ri i Romës

Drejtuesit e Romës kanë prezantuar planin për ndërtimin e stadiumit të ri. Giallorossët, tashmë një kohë të gjatë kanë qenë të interesuar për largim nga Olimpico, dhe tani duket se ka ardhur koha që t’i përvishen punës në këtë drejtim. Presidenti i Romës, James Pallotta ka prezantuar projektin për krijimin e një arene të re,…

Sport

26/03/2014 11:07

Drejtuesit e Romës kanë prezantuar planin për ndërtimin e stadiumit të ri. Giallorossët, tashmë një kohë të gjatë kanë qenë të interesuar për largim nga Olimpico, dhe tani duket se ka ardhur koha që t’i përvishen punës në këtë drejtim.

Presidenti i Romës, James Pallotta ka prezantuar projektin për krijimin e një arene të re, moderne, që do të jetë e dyta në Itali pas asaj të ndërtuar nga Juventus.

“Olimpico ka qenë një shtëpi e mrekullueshme për Romën, por i ka kaluar koha. Tifozët dhe qyteti kanë nevojë për një stadium të ri. Do të jetë një mundësi e madhe për të gjithë, edhe për ekipin, do të na shërbejë një ndihmë më të madhe”, deklaroi Palotta gjatë prezantimit.

Stadiumi i ri do të ketë kapacitet prej 52 mijë ulësesh. Ëndrra e drejtuesve të Romës është që në të, të luajë edhe kapiteni Francesco Totti, në fillim të sezonit 2016-17.