Stadiumi i Prishtinës është më i madh se ky i skuadrës që e mposhti sonte Unitedin

Manchester United ka pësuar humbje edhe nga një skuadër modeste si Midtjyllandi.

Sport

18/02/2016 21:50

Të pranishëm për të parë nga afër fitoren e danezëve ishin 9182 tifozë.

E stadiumi i kësaj skuadre, “MCH Arena”, ka kapacitet prej 11 mijë e 800 ulëseve, përcjellë “Lajmi.net”.

Nëse e bëjmë një krahasim të vogël, ky stadium është më i vogël se stadiumi i Prishtinës.

Ndeshja ndërmjet Midtjyllandit dhe Manchester Unitedit, e zhvilluar në kuadër të Ligës së Evropës, u mbyll 2:1 për vendësit.