Stadiumet “Adem Jashari” dhe “Fadil Vokrri”, hapin dyert në të njëjtën ditë

Nëse kualifikohet Prishtina, ajo dhe Drita do të luajnë në të njëjtën ditë, në dy stadiume të ndryshme.

Sport

18/07/2018 20:07

Nëse Prishtina nesër kualifikohet në rundin tjetër, duke eliminuar Fola Esch në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari”, atëherë ndeshjen e rundit të dytë do ta zhvilloj me 2 gusht.

Në të njëjtën ditë do të luaj edhe Drita ndeshjen e rundit të dytë të Europa Ligës pasi dje u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës priten të luajnë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërsa nënkampionët në stadiumin e rinovuar që do të mbajë emrin e legjendës, “Fadil Vokrri”.

Kjo ditë do të shkruhet në histori duke u zhvilluar dy ndeshje evropiane në të njëjtën ditë.