Stabilizohet furnizimi me ngrohje në kryeqytet

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se është stabilizuar siutata me ngrohje në Prishtinë me përjashtim të një numri të vogël të konsumatorëve në qendër të qytetit, ku është identifikuar një rrjedhje.

Lajme

11/12/2017 16:13

“Ekipet tona janë duke punuar intensivisht për të sanuar këtë rrjedhje dhe për të rikthyer ngrohjen edhe për këta konsumatorë”.

Mungesa e ngrohjes ndodhi pas problemeve në KEK të shfaqura mbrëmjen e së dielës ku është pamundësuar marrja e avullit deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Kjo ka ndikuar në dobësimin e energjisë ngrohëse për gjithë konsumatorët. Por, me të filluar marrjen e sasive të para të avullit furnizimi me energji ngrohëse është stabilizuar”.