SENSACIONALE: Pas Ronaldos, Juventusi merr edhe Zidanen!

"Liberad Digital" raporton që marrëveshja mes palëve është shumë afër.

Sport

17/07/2018 16:45

Juventusi vazhdon me investime të fuqishme, derisa lajmet e fundit nga Italia janë vërtetë të pabesueshme.

Pas Cristiano Ronaldos, Juve është gati të marrë edhe trajnerin që theu rekorde me Real Madridin, Zinedine Zidanen, përcjellë “Lajmi.net”.

“Liberad Digital” raporton që marrëveshja mes palëve është shumë afër.

Zidane nuk do të jetë trajner i Juves, por do të marrë një pozitë drejtuese në klub.

Gjithsesi, kështu ishte edhe te Reali, për t’u emëruar në krye të shtabit teknik pas shkarkimit të Rafa Benitez.

Ndoshta do ta kemi një “deja vu” në Torino, kush e di. /Lajmi.net/