Sqarohet Wilshere

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është sqaruar pas deklaratës së bërë mbrëmë ku ishte shprehur kundër përfshirjes së yllit kosovar Adnan Januzaj në Kombëtaren e Anglisë. Wilshere kishte theksuar se të gjithë futbollistët që përfaqësojnë Anglinë duhet të jenë anglez duke kundërshtuar idenë e selektorit Roy Hodgson për natyralizimin e mesfushorit kosovar. Por, nëpërmjet një…

Sport

09/10/2013 14:27

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është sqaruar pas deklaratës së bërë mbrëmë ku ishte shprehur kundër përfshirjes së yllit kosovar Adnan Januzaj në Kombëtaren e Anglisë.

Wilshere kishte theksuar se të gjithë futbollistët që përfaqësojnë Anglinë duhet të jenë anglez duke kundërshtuar idenë e selektorit Roy Hodgson për natyralizimin e mesfushorit kosovar.

Por, nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Wilshere ka theksuar se komentet e tij nuk ishin bërë në drejtim të Januzajt.

“Vetëm për të sqaruar diçka, sërish. Duket se është bërë trend në vendin tonë, gazetari i dobët mendoj unë. Nuk i jam referuar Januzajt. Pyetja ishte nëse futbollistët e huaj duhet të luajnë për Anglinë, dhe sipas mendimit tim ata nuk duhet. Adnani është futbollist i mirë, dëshiroj të ishte anglez. Jam i sigurt se shumica pajtoheni me mua edhe pse disa gazetarë mundohen të më bëjnë të dukem keq, sërish”, shkroi Wilshere.