“Sputniku” rus ‘flet shqip’ pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe: Mirë se vini në Maqedoni – Lajmi.net
“Sputniku” rus ‘flet shqip’ pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe: Mirë se vini në Maqedoni
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëRajoni 23:07, 12 January 2018
Ligjin për dygjuhësinë sipas të cilit gjuha shqipe dhe maqedonase janë të barabarta nuk mund ta parandalojë presidenti i Maqedonisë, edhe pse ky ligj është shkak i të ashtuquajturës fazë e federalizmit të Maqedonisë.

Kështu shkruan portali shtetëror rus “Sputnik” i cili transmeton lajme për Ballkanin nga zyra në Beograd dhe atë në gjuhën serbe.

“Ovo je samo početak: Dobro došli u Makedoniju — Mirë se vini në Maqedoni”, është titulli i këtij tekstit, duke bërë kështu që për herë të parë një media shtetërore ruse “të flas edhe shqip”, shkruan lajmi.net.

Teksti me autore Brankica Ristiq, e cila shkruan në emër të kolegjiumit redaksional të “Sputnik”, po ashtu merret edhe me emrin e Maqedonisë, një çështje e pazgjidhur me Greqinë fqinje.

“Emri i ri për këtë shtet ndoshta do të ndodh qysh në muajin shkurt, ndërsa thirrja për anëtarësim në NATO në verë”, shkruan e ‘shqetësuar Ristiq, marrë parasysh se Rusia angazhohet fuqishëm për parandalimin e hyrjes së Maqedonisë në NATO. /Lajminet/

Fjalët kyçe: gjuha shqipe, Maqedonia, Rusia, Sputnik

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals