Sputnik: Kosova në OKB me modelin e dy Gjermanive – Lajmi.net
Sputnik: Kosova në OKB me modelin e dy Gjermanive
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleRajoni 23:24, 14 February 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret që këtë vit Kosova të arrijë një marrëveshje historike me Serbinë. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk do të thotë njohje e pavarësisë por do të lejojë Kosovën të bëj vend në Kombet e Bashkuara.

“Marrëveshja e Kosovës dhe Serbisë që besoj se do të arrihet në 2018 do të jetë një marrëveshje historikisht gjithëpërfshirëse që do të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë Thaçi në një intervistë për ‘Reuters’, citon ‘Sputniku’ serb.

Diplomati veteran, Vladislav Jovanoviq ka thënë se ideja e Thaçit i ngjan të ashtuquajturës formulë Ishinger – dy shteteve gjermane të cilat nuk e kanë njohur njëra-tjetrën por janë bërë anëtare të Kombeve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

“Kjo është një mënyrë për të shmangur një formë të njohjes direkte dhe në fakt është një mashtrim që do të bëhet ndaj Serbisë”, ka thënë Jovanoviq.

Sipas tij, Kosova po kërkon statusin e vëzhguesit në OKB, jo anëtare e plotë, siç e kishte pasur dikur Vatikani dhe pastaj të bëj disa lëvizje çlirimtare.

“Prandaj në këtë moment ajo që do të ishte më e dukshme në sytë e qendrave perëndimore të pushtetit është të aplikojmë një formë të pranimit të kësaj formule në presionin e Serbisë. Është e rëndësishme të anashkalohet vetoja e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ato mund ta bëjnë këtë vetëm përmes Serbisë, nëse do të dorëzohej nga presioni dhe do të pajtohej me humbjen e Kosovës”.

Palestina mori një karrige në OKB dhe Izraeli ende nuk e njeh atë. I pyetur nëse një variant i tillë është i mundshëm për Kosovën, Jovanoviq ka thënë se kjo duhet të vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me dy të tretat e votave, dhe kjo e fundit është shumë e ndarë.

“Nga ana tjetër popullariteti i Kosovës ka shënuar rënie për shkak se disa vende e kanë tërhequr njohjen dhe nuk iu ka shtuar asnjë numër i njohjeve. Procesi i kërkuar i një statusi të tillë në Kombet e Bashkuara nuk inkurajojnë mbështetje të mëtejshme të Kosovës si shtet i pavarur”, ka nënvizuar ai.

Nga frika e sigurimit të karriges së Kosovës në OKB, ‘Spuntik’ thekson se shtetet e mëdha duhet të jenë më të kujdesshme dhe mos t’i prijë ideja se Kosova është një rast unik që nuk do të përsëritet në vende të tjera./Lajmi.net/

 

 

Fjalët kyçe: gjermanite, Kosova, OKB, Serbia

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master
  • Play Bike Rivals
  • Play Rock Wheels