Sputnik: Amerika nuk mund ta ndryshojë qasjen ndaj Serbisë brenda natës

Duke gjykuar deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan në Kosovë, i cili pritet të largohet së shpejti, Greg Delaëie lidhur me shkëmbimin e territoreve me Serbinë, tani për tani nuk ka asgjë konkrete.

Lajme

19/08/2018 19:01

Ndërsa kandidati për ambasador të ri të SHBA-ve në Kosovë, Phlip Kosnett ka thënë se ‘është rëndësishme që Serbia dhe Kosova të dalin me një zgjidhje kreative, por se ky formulim nuk do të thotë shkëmbim territoresh’.

Në të njëjtën ditë Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë deklaroi se ‘do të largohet nga të dy palët në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje, por se Beogradi dhe Prishtina duhet ta kenë të qartë se nuk do të kenë liri të pakufizuar veprimi’, transmeton lajmi.net.

Historiani serb, Sasha Adamoviq ka thënë për Sputnik se ata që mendonin se administrata Trump mund të ndryshonte qasjen për zgjidhjen e problemit të Kosovës brenda natës, duhet ta kenë të qartë se kjo nuk do të ndodhë.

“Është e qartë se Kosova nuk është më e rëndësishmja në agjendën e politikës së jashtme të Trump, diplomacia amerikane ka probleme shumë më të mëdha dhe më të rëndësishme që duhet të zgjidhen sesa çështjen e Kosovës. Gjithashtu është e qartë se diplomacia serbe ka humbur shumë kohë nga mbërritja e Trump në Shtëpinë e Bardhë për shkak se ajo nuk i është përgjigjur në mënyrë adekuate për ndryshimin e politikës amerikane”, ka thënë Adamoviq.

Ai ka theksuar se administrata Trump është bindur për nevojën e rishikimit të politikës aktuale ndaj Kosovës.

Adamoviq konsideron se deklarata e ambasadorit në ardhje të SHBA-së në Prishtinë bën të kuptohet se vazhdon politika e njëjtë ndaj Kosovës dhe se në këtë kohë me kosto efektive zgjidhja për palën serbe nuk është e mundur.

“Diplomacia jonë duhet të ketë një plan të qartë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Kosovës. Ne duhet të presim për ndryshime të mëtejshme në nivel botëror të cilat me sa duket janë duke shkuar në favorin tonë. Kemi shumë arsye për të besuar se pozicioni i Serbisë në arenën ndërkombëtare do të jetë më i mirë se tani”, ka përfunduar Adamoviq./Lajmi.net/