Spurs-Clippers, rezultat i papritur në NBA (VIDEO)

San Antonio Spurs e ka pësuar humbjen e dytë këtë sezon dhe të dytën radhazi në shtëpi nga Los Angeles Clippers me rezultat 92-116.

Sport

06/11/2016 09:01

Spurs e filluan takimin më mirë me një seri të shpejt prej 10-0, por një kundër seri e Clippers prej 18-2 ishte fatale. Loja dominante e qendrave të Clippers vazhdoi, të udhëhequr nga Chris Paul ata arritën që të krijojnë një epërsi prej 15 pikësh në çerekun e parë.

Kjo ishte edhe fatale për vendasit, të cilët në asnjë pjesëlojë nuk arritën që të shkrijnë këtë diferencë. Më i miri te Clippers ishte Blake Griffin me 28 pikë e pesë kërcime, teksa te Spurs u munduan Aldridge me 19 pikë dhe Leonard me 14 pikë.

Clippers udhëheq në konferencën e perëndimit me pesë fitore dhe një humbje, po aq sa ka edhe Oklahoma, teksa vendin e tretë dhe të katërt e kanë San Antonio dhe Golden State me nga dy humbje secila.

Nga ndeshjet tjera Indiana e shkatërroi Chicagon, teksa Cavs menzi fituan te outsajderët e Philadelphias.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.