S’premton koha, Çmimi i Madh i Miamit në vitin 2020 – Lajmi.net
S’premton koha, Çmimi i Madh i Miamit në vitin 2020
Autori: Lajmi.net SportTë tjera 12:02, 24 July 2018
Njoftimi zyrtar u bë në sajtin e Formula 1 nga drejtori e manaxhimit të Liberty Media, Sean Bratches.

Çmimi i Madh i Miamit në Formula 1 nuk do të mund të përfshihet në kalendar në vitin 2019.

Njoftimi zyrtar u bë në sajtin e Formula 1 nga drejtori e manaxhimit të Liberty Media, Sean Bratches.

“Gjatë muajve të fundit kemi punuar fort, bashkë me promotorin tonë, Stephen Ross të RSE Ventures, qytetin e Miamit dhe Miami Dade County për të realizuar ëndrrën tonë, që në Miami të zhvillohet një Çmim i Madh i Formula 1. Kemi bërë përparime, por negociatat janë të vështira. Dëshira jonë ishte që në pistën e Miamit të garohej në vitin 2019, të ofrohej spektakël në lartësinë e duhur për tifozët tanë, pilotët dhe skuadrat, por koha është e pamjaftueshme. Për rrjedhojë, kemi vendosur, në konsultë edhe me autoritet në Miami, të shtyjmë nënshkrimin e marrëveshjes në përfundim të verës, me objektiv përfshirjen në kalendar të Çmimit të Madh të Miamit në Formula 1 në vitin 2020.”

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO