Spreji seksual: Locioni që çmend dhe josh femrat

Ju kujtohen “johanbinët” dhe derrnekët spanjollë, me ndihmën e të cilave gjoja, çdo femër do të çmendej nga dëshira për seks? E pra tani është nxjerrë në shitje një sprej me efekt të ngjashëm, mirëpo shumica theksojnë që nuk do të duhej që të blihej. Ja përse.

Fun

13/01/2016 17:44

Nëse vërtet ndikon tek femrat siç thonë ekspertët, spreji “Syntocinon” do të dëshirojë ta blejë çdo mashkull.

Ky spej përmban hormonin oksitocinë në formë sintetike, për të cilin është e ditur që në mënyrë natyrale lirohet nga trupi kur njerëzit bëjnë dashuri, transmeton “Telegrafi”.

Hulumtuesit e Universitetit në Bon në Gjermani kanë angazhuar 40 vullnetare të moshës rreth 20-vjeçare. Gjysma e tyre kanë thithur “Syntocinonin”, ndërkaq gjysma tjetër ka menduar që e ka thithur, mirëpo në të vërtetë nuk e kanë thithur.

Pastaj u kanë treguar fotografi të meshkujve, duke përfshirë edhe fotografi të partnerëve të tyre.

Sprejin e vërtetë e kanë thithur femrat të cilat herën e parë nuk e kanë thithur (edhe pse ato nuk e kanë ditur), ndërkaq ato të cilat e kanë thithur, kanë thithur placebo.

Kryesisht, të gjitha pas thithjes së këtij hormoni kanë vlerësuar partnerët e tyre 15% më atraktivë se sa kur kanë thithur placebo. Përjashtim kanë bërë vetëm femrat të cila kanë marrë pilula, ato kanë qenë njësoj joshëse edhe pa thithur sprej.

Ndërkaq, mjekët tërheqin vërejtjen që me hormone nuk duhet të luhet dhe nuk do të duhej të shitej pa recetë, sepse mund të ketë ndikim negativ në zemër, por është e mundshme të shkaktojë edhe dhembje koke, mundime, abortime dhe probleme të tjera me shëndetin.

Ky sprej shitet online me çmim prej 25 eurosh. /Telegrafi/