Sprej lotsjellës në tubimin e VV-së në Prishtinë, flet Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti në facebook ka shkruar se në tubimin e Lëvizjes Vetënvendosje në Prishtinë, është hedhur sprej lotsjellës

Lajme

17/10/2017 21:48

Por sipas tij, as kjo nuk e ka ndalur entuziazmin e turmës.

“Sonte patëm një tubim madhështor në Shkollen Zenel Hajdini. Salla nuk zinte më shumë njerëz. Dikush tentoi që me pepper sprej me e prish tubimin por kjo vec e entuziazmoi edhe më shumë qytetaret të cilët për 15 minuta nuk e ndalen së brohorituri. Era e vetme që kundërmonte ishte e bllokuesve dhe shantazhuesve që po i pengon rritja e LVV. Por si edhe gjatë katër viteve të fundit nuk munden të na ndalin. 22 tetor, numri 10! Fitoreeeee”, ka shkruar Ahmeti në facebook.