Spotify i ofron punë Barack Obamas

Është në ditët e fundit të detyrës së tij, por për presidentin amerikan Barak Obama, është gati një ofertë e re pune. Është Spotify, platforma për muzikën në streaming, që i ka ofruar presidentit në largim një pozicion ad hoc, të jetë “Presidenti i Playlist-ës”.

Auto & Tek

13/01/2017 00:45

TechSot.al raporton se lajmi është bazuar në një batutë të vet Obamës, mbi mundësinë e punësimit të tij tek Spotify, sapo të lërë detyrën e të parit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. CEO i kompanisë suedeze shkruan BBC, Daniel Ek ka shkruar në tëitter propozimin e tij.

Mes pozicioneve të publikuara online, është e presidentit të Playlist , dhe në dy mandate si president, Barak Obama ka qenë aktiv në rrjetet sociale në platforma të ndryshme online. Tek Spotify ëhstë prezent prej gushtit 2015 shkruan TechSot.al, dhe ka ndarë me ndjekësit rryma të ndryshme muzikore, të preferuarat e tij që nga John Coltrane, Frank Sinatra tek Beyoncé.

Kërkesat për të marrë postin tek Spotify, nuk lënë shumë vend për kandidatura, pasi duhet të keshë minimumi 8 vjet eksperiencë në krye të shteti të rëndësishëm, dhe një cmim Nobel për Paqen.