Spotify do të sjell një version të ri të aplikacionit, pa pagesë

Gjigandi i muzikës Spotify pritet të mbajë një aktivitet të një rëndësie të veçantë më 24 Prill në Nju Jork.

Auto & Tek

11/04/2018 17:11

Gjatë aktivitetit pritet të prezantojë një version të rimodeluar të aplikacionit për përdoruesit pa pagesë.

Sipas një raporti të Bloomberg kompania do të sjellë ndryshimet e planifikuara vetëm pasi ti bëjë publike.

Presupozohet se version i ri i aplikacionit do të bëjë më të lehtë përdorimin e tij nga platformat mobile.

Ofrimi i falas i shërbimit është një prej elementëve kryesorë që distancon kompaninë dhe shërbimin nga Apple Music.

Edhe pse nuk ka qenë popullor si shërbim, ka ndihmuar Spotify udhëheqë tregu në këtë kategori. Muajin e kaluar Apple tha se shërbimi Music ka 38 milion abonentë me pagesë, një shifër e cila lihet në hije nga baza e përdoruesve me pagesë të Spotify prej 71 milion.