Sportistja e famshme bëhet prostitutë (FOTO)

Nevoja për të shitur trupin e saj vinte nga nevoja për seks që i shkaktonte problemi i saj mendor, edhe pse ka qenë e martuar dhe me një vajzë që tani është 10 vjeç.

Sport

19/09/2015 15:12

Suzy Favor Hamilton është një ish-atlete e njohur amerikane, që ka garuar në Lojrat Olimpike 1992, 1996 dhe 2000, por që atëherë jeta e saj ka marrë një rrjedhë të pabesueshme.

Në vitin 2012 u diagnostikua me depresion dhe çrregullime psikologjike dhe ndërroi mënyrë jetese, duke punuar si eskort (prostitutë luksi, shoqëruese e të pasurve në Las Vegas, shkruan “Sportal.al”.

Nevoja për të shitur trupin e saj vinte nga nevoja për seks që i shkaktonte problemi i saj mendor, edhe pse ka qenë e martuar dhe me një vajzë që tani është 10 vjeç.

Pasi është bërë publike historia e saj, Suzi ka braktisur karrierën e re dhe ka rrëfyer gjithçka në një libër, “Vajzë e shpejtë: një jetë duke u arratisur nga çmenduria”.