Sporti Vendor – Page 37 – Lajmi.net

Aktuale

Ekipi i dytë i Turqisë ia jep gjashtë gola Kosovës katastrofale

Mediat serbe janë treguar mjaft ironike, pas humbjes së Kosovës nga Turqia me rezultat 6:1. Ato e kanë konsideruar Kosovën ekip katastrofal, i cili u mposht me një gjashtëgolësh nga ekipi i dytë i Turqisë....

22 May, 2014Lexo më shumë

Maksimumin ndaj Senegalit

Albert Bunjaku zotohet se Kosova do ta japë maksimumin ndaj Senegalit, në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën në Gjenevë. Përzgjedhësi i Përfaqësueses e vlerëson lartë kundërshtarin e radhës të ekipit të tij....

22 May, 2014Lexo më shumë

De Biasi e pëlqeu Rashkajn

Gianni de Biasi e ka pëlqyer lojën e që e ka shfaqur Anel Rashkaj në miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Përzgjedhësi i Kombëtares ka treguar se i kanë pëlqyer edhe lojtarë të tjerë, por s’deshi të zbulonte emra....

22 May, 2014Lexo më shumë

Sigal Prishtina – Peja 1:0

Sigal Prishtina mposhti Pejën me rezultat 72:66, dhe kaloi në epërsi prej një fitoreje në finalen e Play-Offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Blerim Mazreku ishte më efikasi tek kryeqytetasit me 20 pikë....

21 May, 2014Lexo më shumë

Prishtina vëllazërohet me Sivasporin

Prishtina dhe Sivaspor janë vëllazëruar. Klubi prishtinas dhe ai turk e arritën marrëveshjen e bashkëpunimit për të ardhmen, ndërsa do të zhvillojnë edhe ndeshje miqësore....

21 May, 2014Lexo më shumë

Bunjaku relaksohet para përballjes me Turqinë

Albert Bunjaku e ka gjetur një mënyrë të mirë për t’u relaksuar, para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që do të zhvillohet të mërkurën. Përzgjedhësi i Përfaqësueses e ka postuar një fotografi, ku shihet duke u çlodhur në ballkonin e hotelit....

21 May, 2014Lexo më shumë

Behrami vendos pas Botërorit

Valon Behrami do të vendos për të ardhmen vetëm pas Botërorit. Mesfushori kosovar për momentin është i fokusuar vetëm tek ‘Brazil 2014’, ku synon të ketë paraqitje pozitive dhe ta ndihmojë Zvicrën t’i arrijë objektivat....

21 May, 2014Lexo më shumë

Shaqiri, në formë për Botëror

Xherdan Shaqiri është në formë të mirë, në prag të Botërorit. Mesfushori kosovar do të jetë pjesë e kompeticionit që do të mbahet në Brazil, me synim që ta ndihmojë Zvicrën....

21 May, 2014Lexo më shumë

Behrami e rrezikon Botërorin

Valon Behrami mund të mungojë në Botërorin e Brazilit. Lëndimi i mesfushorit kosovar ka marrë kohë më shumë se që parashihej, kështu që 29 vjeçari shpreson të jetë gati në momentet e fundit....

21 May, 2014Lexo më shumë

450 policë për siguri në ndeshjen Kosovë-Turqi

450 policë do të angazhohen për ta ruajtur sigurinë dhe rendin, para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën....

21 May, 2014Lexo më shumë

\’Dardanët\’ premtojnë spektakël

Tifozët kosovarë zotohen se do të krijojnë atmosferë të zjarrtë në Mitrovicë të mërkurën, në ndeshjen Kosova – Turqia. Ata kanë përgatitur koreografi dhe këngë, të cilat do t’i thurren ekipit të tyre të zemrës....

20 May, 2014Lexo më shumë

Erdhën turqit

Kontingjenti i Përfaqësueses së Turqisë ka mbërri në Kosovë. Kundërshtari i radhës i Kosovës është vendosur në hotel Swiss Diamond Hotel, ndërsa të mërkurën do ta zhvillojë miqësoren me ekipin e Albert Bunjakut....

20 May, 2014Lexo më shumë

Januzaj s’e di himnin e Belgjikës

Adnan Januzaj e ka pranuar se nuk e di himnin belg. Por, mesfushori kosovar është zotuar se do ta mësojë atë, për ta kënduar së bashku me lojtarët tjerë të Përfaqësueses së Belgjikës....

20 May, 2014Lexo më shumë

Januzaj: Dua ta ndihmoj Belgjikën në Botëror

Adnan Januzaj synon ta ndihmojë Belgjikën në Botërorin e Brazilit. Mesfushori kosovar po ambientohet në ekipin belg, të cilin e zgjodhi para opsioneve tjera që pati....

20 May, 2014Lexo më shumë

Biletat për Turqinë shiten për vetëm tri orë

Tifozët kosovarë duket se janë mjaft të interesuar për ta përcjellë ndeshjen me Turqinë. Madje, biletat janë shitur qysh në ditën e parë të daljes në shitje....

20 May, 2014Lexo më shumë

15.000 flamuj në miqësoren Kosova–Senegali

Shqiptarët nga mbarë Evropa do të udhëtojnë të dielën drejt Zvicrës, për ta ndjekur nga afër miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Senegalit. Në këtë ndeshje pritet të shpalosen 15 mijë flamuj....

19 May, 2014Lexo më shumë

Januzaj: Nuk e lë asnjëherë Belgjikën për Kosovën

Adnan Januzaj nuk do ta lë Përfaqësuesen e Belgjikës as në momentin kur Kosova të pranohet në FIFA e UEFA. Talenti kosovar është i vendosur ta përfaqësojë vendin ku u lind dhe u rrit....

19 May, 2014Lexo më shumë

Bunjaku zbardh listën e Kosovës

Albert Bunjaku e ka zbardhur listën e Përfaqësueses së Kosovës të hënën. Ekipit kosovar do t’i bashkohen Debatik Curri e Mehmet Hetemaj, ndërsa vërehen edhe mungesa....

19 May, 2014Lexo më shumë

\”Crvenda Zvezda\” në klipin e ndeshjes Kosovë–Turqi

Thirrjet e tifozëve të Crvena Zvezdës, në drejtim të atyre të Partizanit të Beogradit, dëgjohen në klipin promovues të ndeshjes Kosovë–Turqi....

19 May, 2014Lexo më shumë

Debatik Curri i bashkohet Kosovës

Debatik Curri do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për miqësoret e majit ndaj Turqisë dhe Senegalit. Mbrojtësi kosovar do të jetë një armë e fortë e ekipit të Albert Bunjakut....

19 May, 2014Lexo më shumë

Llamkosi e ‘prek’ titullin

Llamkos Kosova e ka prekur titullin e kampionit të Kosovës me njërën dorë. Vushtrriasit fituan ndaj Ferizajt të dielën dhe tash janë katër pikë përpara Prishtinës, dy xhiro pa përfunduar sezoni....

18 May, 2014Lexo më shumë

Besnik Hasi, kampion i Belgjikës me Anderlechtin

Besnik Hasi e ka drejtuar Anderlechtit drejt titullit të kampionit në Belgjikë. Gjiganti belg e fitoi titullin e 33-të, pasi e mposhti të dielën Lokerenin me rezultat 3:1, në kuadër të garave të “Play-Offit”....

18 May, 2014Lexo më shumë

Bunjaku takohet me De Biasin

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku është takuar me selektorin e Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, me të cilin kanë biseduar edhe për të ardhmen e futbollistëve kosovarë të Kombëtares....

18 May, 2014Lexo më shumë

Ademi i bashkohet Maqedonisë

Arijan Ademi ka hequr dorë përfundimisht nga Kroacia, duke iu bashkuar Maqedonisë. Futbollisti shqiptar nuk u ftua në Botëror nga kroatët, prandaj e ndërroi përfaqësuesen....

16 May, 2014Lexo më shumë

Xhaka, i gatshëm të luajë për Kosovën

Granit Xhaka ia ka hapur dyert Përfaqësueses së Kosovës për të ardhmen. Mesfushori kosovar, i cili po qëndron në vendlindje, nuk e ka përjashtuar mundësinë të luajë për vendin e tij....

16 May, 2014Lexo më shumë

Baseli i shqiptarëve, kampion i Zvicrës

Futbollistët shqiptarë, Arlind Ajeti dhe Taulant Xhaka, janë shpallur kampionë të Zvicrës me ekipin e tyre, Basel. Fitorja 3:1 ndaj Aarau ishte e mjaftueshme për këtë skuadër të trofeshme zvicerane....

15 May, 2014Lexo më shumë

Rashkaj i bashkohet Kosovës

Selektori Albert Bunjaku ka arsye të gëzohet. Kjo pasi mesfushori Anel Rashkaj do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në miqësoret me Turqinë e Senegalit, pasi e mori lejen e klubit....

15 May, 2014Lexo më shumë

Llamkosi humb dhe e rrezikon titullin

Llamkos Kosova gjendet në një krizë të thellë. Skuadra vushtrriase humbi nga Besa 1:0, duke e rrezikuar titullin e kampionit. Prishtina dhe Ferizaj gjenden vetëm katër pikë prapa....

15 May, 2014Lexo më shumë

Një Yll për Kosovën

Kosovës do t’i shtohet një yll. Talenti i Bayern Munichut, Ylli Sallahi, do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen. Me 19 vjeçarin, ekipi i Albert Bunjakut do të pasurohet shumë....

12 May, 2014Lexo më shumë

Dështon Llamkosi, hapet Superliga

Llamkos Kosova ka dështuar sërish, duke barazuar në shtëpi me Dritën dhe për ta hapur kampionatin. Tash, vushtrriasit kanë vetëm katër pikë më shumë se Ferizaj....

11 May, 2014Lexo më shumë

Rexhepi e zëvendëson Azemin

Dardan Rexhepi do ta zëvendësojë Ilir Azemin, në miqësoret ndaj Turqisë dhe Senegalit. Sulmuesi i Greuther Furthit do të mungojë në këto dy ndeshje, kështu që Rexhepi do t’i bashkohet ekipit të Albert Bunjakut më 19 maj....

9 May, 2014Lexo më shumë

Kosova merr mbështetje nga Turqia

Turqia i ka premtuar mbështetje Kosovës në fushën e sportit. Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës e patën një takim me ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan, ku u fol për thellimin e bashkëpunimit....

8 May, 2014Lexo më shumë

Nuhiu mes Austrisë e Shqipërisë

Atdhe Nuhiu nuk ka vendosur ende se cilin shtet do ta përfaqësojë në të ardhmen. Sulmuesi kosovar i ka në opsion Austrinë dhe Shqipërinë, por nuk ia mbyll dyert as Kosovës, për një periudhë më të largët....

8 May, 2014Lexo më shumë

Lloçi e mbulon futbollin shqiptar

Lloçi është pjesë e pandashme në fushat e futbollit kosovar. Por, hiç më mirë nuk po kalon as Shqipëria. Në fotografi shihen disa futbollistë të rinj duke u freskuar jashtë fushës, në një vend të mbushur me lloç....

7 May, 2014Lexo më shumë

Granit Xhaka luan në Kosovë

Granit Xhaka do të zbresë në Prishtinë më 16 Maj, ku do të marrë pjesë në aktivitetin e hapur të futbollit, që organizohet nga kompania ajrore ‘Air Prishtina’....

5 May, 2014Lexo më shumë

Premton suksese edhe në Melbourne

Besart Berisha do të largohet me kokën lartë nga Brisbane Roar, me të cilin i fitoi dy tituj kampioni të Australisë. Sulmuesi kosovar premton suksese edhe në ekipin e ri, Melbourne Victory, të cilit do t’i bashkohet nga sezoni i ardhshëm....

5 May, 2014Lexo më shumë

Hajvalia jashtë shtëpisë, Munishi 1 muaj dënim

Komisioni Disiplinor ka marrë vendime të ashpra, pas incidenteve që ndodhën fundjavën që shkoi. Hajvalia duhet t’i zhvillojë dy ndeshje jashtë shtëpisë, kurse Ismet Munishi dënohet me një muaj moskryerje të detyrës së trajnerit....

2 May, 2014Lexo më shumë

Fillon shitja e biletave për Kosova – Senegali

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Senegalit, e caktuar për 25 maj në Gjenevë....

29 April, 2014Lexo më shumë

Dhunë në futbollin kosovar

Futbolli kosovar është përshkuar nga dhuna të dielën, në ndeshjen Hajvalia – Trepça. Në fakt, tensionet ishin të pranishme në këtë duel dhe pas ndeshjes u shkëmbyen edhe grushte....

28 April, 2014Lexo më shumë

Levski në finale pas vazhdimeve

Levski mposhti Ballkanin pas vazhdimeve me rezultat 94:85 dhe siguroi kualifikimin në finalen e Ballkan Ligës....

25 April, 2014Lexo më shumë

Realizimi i një ëndrre

Blerand Stavileci e ka shprehur gëzimin e tij për organizimin e fazës finale të Ligës Ballkanike. Presidenti i Sigal Prishtinës thotë se ky është realizimi i një ëndrre....

25 April, 2014Lexo më shumë

Ambasadorët shqiptarë të Botërorit

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Botëror, por në Brazil do t’i kemi ambasadorët tanë gjithsesi. Janë nëntë futbollistë shqiptarë që mund të jenë pjesë e evenimentit më të rëndësishëm në botë të futbollit....

25 April, 2014Lexo më shumë

Januzaj mund të shkojë në Botëror

Kevin De Bruyne është i bindur se Adnan Januzaj do të jetë pjesë e Belgjikës në Botërorin e Brazilit. Futbollisti belg mendon se 19 vjeçari do të jetë pasuri për ekipin kombëtar belg....

25 April, 2014Lexo më shumë
 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>
 

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play 8 Ball Pool