Lajme futbolli – Page 418 – Lajmi.net

Aktuale

Reali e ‘harroi’ Suarezin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur se gjiganti spanjoll nuk do të hidhet në kërkim të Luis Suarezit pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. Lajmi do të gëzojë tifozët e Liverpoolit që me padurim e presin rikthimin e yllit uruguaian nga suspendimi prej dhjetë ndeshjesh. “Ne nuk do ta transferojmë […]...

23 September, 2013Lexo më shumë

Ozil, mirë e më mirë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger beson se Mesut Ozil do të përmirësohet gjithnjë e më tepër për t’i ndihmuar ekipit të paraqet kandidaturë për titullin e kampionit në Premierligë. Përforcimi rekord Ozil bëri dy asistime dhe luajti rol edhe në golin tjetër të Arsenalit në fitoren 3-1 ndaj Stoke Cityt të dielën që i dërgoi […]...

23 September, 2013Lexo më shumë

Juventus, rekord i goditjeve

Nëse shikojmë rezultatin me të cilin përfundoi ndeshja, shumëkush mund të mendojë se ishte një duel i baraspeshuar. Por, ishte diçka krejt tjetër. Juventus mposhti Veronën 2-1 në Torino në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt në Serie A. Mirëpo, gjatë përballjes me skuadrën e promovuar këtë edicion në elitë, skuadra e Antonio Contes […]...

23 September, 2013Lexo më shumë

Bernabeu kundër Benzemas

Një futbollist që nuk shënoi gol por ishte në qendër të vëmendjes në duelin e mbrëmshëm mes Real Madridit dhe Getafes (4-1) ishte sulmuesi Karim Benzema. Ylli francez vazhdon të jetë cak i vërshëllimave në Santiago Bernabeu, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS. Reagimi negativ i tifozëve të Realit ndaj Benzemas ishte aq negativ […]...

23 September, 2013Lexo më shumë

Mata, mungesë e pashpjegueshme

Ish menaxheri i Chelseas, Avram Grant ka pranuar se nuk mund të kuptojë pse Juan Mata ka humbur vendin në formacionin bazë të ekipit pas rikthimit të Jose Mourinhos. Mata ka bërë vetëm tri paraqitje këtë sezon dhe përfundoi në tribuna në duelin kundër Fulhamit të shtunën. Mourinho ka paralajmëruar spanjollin se duhet të adaptojë […]...

23 September, 2013Lexo më shumë

Behrami i qetë, Balotelli jo

Mesfushori i Napolit, Valon Behrami ka sqaruar incidentin që ndodhi mbrëmë gjatë duelit mes skuadrës së tij dhe Milanit në San Siro, ku ai ishte përplasur me sulmuesin Mario Balotelli. Ylli italian përfundoi duke u ndëshkuar me karton të kuq pas sinjalizimit të gjyqtarit për përfundimin e ndeshjes pasi dukej i pakënaqur ndaj diçkaje. Por, […]...

23 September, 2013Lexo më shumë

Walcott, lëndim misterioz

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk është i sigurt se për sa kohë do të mungojë sulmuesi Theo Walcott, pasi nuk e di se nga çfarë lëndimi vuan. Walcott ishte pritur të jetë titullar në fitoren 3-1 kundër Stoke Cityt të dielën në Emirates para se të pësojë një dëmtim gjatë ngrohjes. […]...

23 September, 2013Lexo më shumë

Shënon Ibra, përgjigjet Falcao

Derbi mes Paris Saint-Germain dhe Monaco përfundoi në barazim 1-1. Përballja e dy skuadrave më të fuqishme nga Ligue 1, klubeve që kanë investuar jashtëzakonisht shumë duke sjellë yje të futbollit modern nuk solli fitues. Zlatan Ibrahimovic e kaloi PSG-n në epërsi pas vetëm pesë minutash lojë. Mirëpo, në minutën e 21-të u kundërpërgjigj sulmuesi kryesor […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Napoli triumfon në San Siro

Napoli tregoi se është kandidat serioz për titull duke fituar në udhëtim te Milan me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A. Skuadra e trajnerit Rafael Benitez kaloi në avantazh pas vetëm gjashtë minutash lojë kur qendërmbrojtësi Miguel Britos realizoi me kokë nga afërsia. Pjesa e parë u mbyll me epërsi […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Ndërpritet Besiktas-Galatasaray

Qindra tifozë të Besiktasit u vërsulën në fushën e ‘Ataturk Olympic Stadium’ në minutat shtesë duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes kundër rivalit të qytetit Galatasaray. Dy minuta para përfundimit të kohës shtesë, ekipet u larguan nga fusha duke shkuar në drejtim të zhveshtores pas shpërthimit të kacafytjes mes tifozëve dhe personelit të sigurimit, incident i […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Manchesteri i kaltër

Manchester Citoi dominoi rivalin e qytetit Manchester United duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1, në duelin e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’ në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë. Citizens triumfuan në derbin e qytetit duke shfrytëzuar mungesën e sulmuesit kryesor të Unitedit, Robin van Persie i cili u tërhoq pak para fillimit […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Tevez-Llorente, fundosin Veronën

Golat nga përforcimet e reja, Carlitos Tevez dhe Fernando Llorente udhëhoqën Juventusin drejt fitores 2-1 ndaj Veronës, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt në Serie A. Kampioni në fuqi mori pikët e plota por ballafaqimi nuk ishte edhe aq i lehtë. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Fabrizio Cacciators i […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Roma perfekte

Roma mposhti rivalin e qytetit Lazio me rezultat 2-0 dhe ruajti bilancin perfekt pas katër xhirosh në Serie A. Giallorossët i dhanë fund serisë negative në ‘derbin e Romës’ duke shënuar fitoren e parë ndaj Lazios pas pesë ndeshjesh në të gjitha garat. Mbrojtësi i krahut të majtë Federico Balzaretti e kaloi Romën në epërsi […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Ozil shkëlqen, Arsenali fiton

Mesut Ozil luajti rol në të tre golat e Arsenalit në fitoren ndaj Stoke Cityt me rezultat 3-1 në ‘Emirates Stadium’. Aaron Ramsey realizoi golin e tij të shtatë në tetë ndeshje në të gjitha garat këtë stinor duke mposhtur portierin Asmir Begovic pas goditjes së lirë nga Ozil. Stoke barazoi pak para përfundimit të […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Messi, më i mirë se Ronaldo

Debati Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, vazhdon të jetë një prej temave më të përfolura në botën e futbollit. Dikush është i mendimit se argjentinasi – fitues i Topit të Artë në katër vjetët e fundit – është më i mirë se portugezi. Por, ka edhe të atillë që besojnë se ylli i Real Madridit […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Grande Inter

Inter tregoi se është ekip serioz këtë stinor duke shkatërruar Sassuolon me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A. Nerazzurrët dominuan ndaj skuadrës së promovuar në elitë, në takimin ku Diego Milito bëri paraqitjen e parë këtë stinor pas rikthimit nga lëndimi. Rodrigo Palacio kaloi mysafirët në epërsi pas vetëm shtatë […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Messi-Neymar, nuk funksionojnë

Johan Cruyff pret që Neymar të ketë vështirësi të luajë së bashku me Lionel Messin në formacionin bazë të Barcelonës. Ylli brazilian vazhdon të jetë në kërkim të golit të parë në La Ligë pas pesë ndeshjes, kurse nuk realizoi as në fitoren 4-0 ndaj Rayo Vallecanos të shtunën, dhe Cruyff – i cili në […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Barcelona fitoi ndeshjen, humbi posedimin

Barcelona mposhti Rayo Vallecanon 4-0 të shtunën mbrëma por dështoi të jetë superiore ndaj kundërshtarit në aspektin e posedimit, për herë të parë pas 317 ndeshjesh. Pavarësisht fitores së thellë pas het-trikut nga Pedro Rodriguez dhe golit tjetër nga Cesc Fabregas, statistikat në fund të takimit treguan se skuadra e Gerardo Martinos ishte në disavantazh […]...

22 September, 2013Lexo më shumë

Askush para nesh

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 2-0 ndaj Fulhamit. Por, Special One beson se futbollistët e tij luajtën më mirë në humbjen e javës së kaluar nga Everton, se sa në duelin e sotëm kundër rivalit londinez. “Ende mendoj se ne luajtëm shumë më […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Stuhia katalane

Barcelona është skuadër aq e fortë sa që edhe kur Lionel Messi nuk shënon gol, gjiganti katalan sërish arrin të realizojë fitore të thella. Ekipi i trajnerit Gerardo Martino ruajti bilancin pozitiv në edicionin e ri të La Ligës duke mposhtur si mysafir Rayo Vallecanon me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së pestë. Messi […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Bayerni shkel Schalken

Bayern Munich dominoi në udhëtim te Schalke 04 ku fitoi me rezultat të thellë 4-0, dhe barazoi Borussia Dortmundin në krye të tabelës në Bundesligë. Gjiganti bavarez bëri një paraqitje fantastike duke ndërprerë serinë e rezultateve pozitive të skuadrës kundërshtare në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve. Bastian Schweinsteiger – i rikthyer nga lëndimi – e […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Rikthehet Chelsea

Chelsea iu rikthye fitores pas dy disfatave të njëpasnjëshme nga Everton në Premierligë, dhe Basel në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Jose Mourinhos mposhti Fulhamin 2-0 në Stamford Bridge në një tjetër ndeshje ku golat u realizuan nga mesfushorët. Pjesa e parë nuk solli asnjë gol pavarësisht disa rasteve të mira për shënim, për të […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Man City – Man Utd 13:1

Manchester City dhe Manchester United ndeshen të dielën në derbin e qytetit në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë. Dueli përveç se do të jetë i nxehtë meqë bëhet fjalë për rivalë të qytetit, do të jetë ballafaqimi i parë i skuadrave pas ndryshimeve në stafin teknik. Manuel Pellegrini mori drejtimin e Manchester Cityt […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Falcao dhe Cavani si kafshë

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka lavdëruar sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao dhe yllin e Paris Saint-Germain, Edinson Cavani duke thënë se nuk mund t’i ndajë ata të dy. Sulmuesit u transferuan në Ligue 1 këtë verë. Kolumbiani realizoi katër herë në pesë paraqitjet e deritashme kurse Cavani shënoi dy gola për PSG-n. Të dy […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

‘Ekspres’ Madrid

Carlo Ancelotti ka vendosur formacionin bazë për ndeshjen kundër Getafes të dielën. Do të luajnë pak a shumë futbollistët e njëjtë që nisën duelin kundër Galatasarayt të martën në Stamboll në fitoren 6-1 në Grupin B në Ligën e Kampionëve, përveç përforcimit të ri Gareth Bale. Në ekipin titullar do të jenë: Diego Lopez, Carvajal, […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Platini ‘voton’ Riberyn

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini beson se ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery ka shanse të mira të fitojë Topin e Artë. Reprezentuesi francez së fundmi rrëmbeu çmimin e Futbollistit më të mirë të vitit në Evropë nga UEFA dhe është një prej favoritëve për të triumfuar edhe në garë për Topin e Artë, ku […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Tri traversa për tre sekonda

Tre është numri magjik për skuadrën nga Katari, Lekhwiya, që arriti të qëllojë tre herë traversën brenda tre sekondash, në duelin kundër Guangzhou Evergrande në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë. Goditja e parë e një futbollisti të Lekhiwyas u devijua dhe përfundoi në traversë. Mirëpo, dy bashkëlojtarë të tij, njësi pas […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Adios Real

Xabi Alonso do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca. Trajneri Carlo Ancelotti nuk ka besim tek reprezentuesi spanjoll, pas dyshimeve rreth gjendjes së tij fizike. Alonso aktualisht është i lënduar por prezenca e tij në skuadrën Los Blancos do të jetë gjithnjë e më […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Buffon rezervist, në portë Storari

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte ka befasuar duke njoftuar se Gianluigi Buffon nuk do të jetë titullar në ndeshjen kundër Veronës të dielën në kuadër të xhiros së katërt në Serie A. Në vend të tij do të luajë Marco Storari. “Storari do të jetë titullar. Kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve për të […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Ata erdhën e shkuan, Zabaleta mbeti në Man City

‘Gjithmonë mundohuni të jeni vetvetja, por nëse nuk mund të jeni vetvetja, atëherë bëhuni Pablo Zabaleta”, shkruante në një transparent të një tifozi në Etihad Stadium gjatë një ndeshje të Manchester Cityt. Klubi i pasur nga Premierliga me kalimin e vjetëve ka transferuar yje të shumtë përfshirë Mario Balotellin, Carlos Tevez, Emmanuel Adebayor, e Robinho, […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Ronaldo-Bale, më mirë se Messi-Neymar

Ish mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Gutierrez ‘Guti’, beson se transferimi i Gareth Bale në Santiago Bernabeu bëri që gjiganti madrilen të krijojë dyshen sulmuese më të mirë në ligë. Ai beson se uellsiani së bashku me Cristiano Ronaldon janë më të mirë se dy sulmuesit kryesorë të Barcelonës, Lionel Messi dhe Neymar. “Nuk […]...

21 September, 2013Lexo më shumë

Ndërroi numri, ndërroi fati

I liruar nga barra e parashikimeve që sjell fanella me numrin 7 e Manchester Unitedit, Antonio Valencia realizoi një gol të bukur këtë javë që ka zgjuar menaxherin David Moyes t’i bëjë thirrje të shënojë edhe të tjerë. Mesfushori ekuadorian mori fanellën me numrin 7 të bartur më parë nga yje të Unitedit si George […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Përgjigja e Mourinhos

Jose Mourinho iu përgjigj kritikave pas humbjes së befasishme të Chelseas në shtëpi nga Basel në Ligën e Kampionëve të mërkurën duke thënë se ata mbeten një prej konkurrentëve kryesor për titull në Angli dhe Evropë. Gjiganti londinez pësoi disfatë nga kampioni i Zvicrës 2-1 në Stamford Bridge, por sipas Mourinhos, kjo ishte vetëm një […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Dueli i vëllezërve Boateng

Dy ekipet e suksesshme të Gjermanisë nga Liga e Kampionëve takohen mes vete në përballjen kryesore të xhiros së gjashtë në Bundesligë. Schalke, që mposhti Steaua Bukureshtin 3-0 të mërkurën mbrëma, pret Bayern Munichun, që triumfoi me po të njëjtin rezultat kundër CSKA Moskës të martën, në duelin interesant në ‘Arena AufSchalke’. Schalke ka fituar […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Isco, më i mirë se Zidane

Përforcimi i ri i Real Madridit, Isco e ka filluar furishëm karrierën e tij me gjigantin spanjoll, pas transferimit në klub gjatë afatit kalimtar të verës nga Malaga, për rreth 30 milionë euro. Ylli spanjoll menjëherë ka zënë vend në formacionin bazë të trajnerit Carlo Ancelotti dhe me paraqitjet e para ka tejkaluar ish yjet […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Santiago Bernabeu me ‘klimë’

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur planet për renovimin e stadiumit Santiago Bernabeu, që do të përfshijë ndërtimin e një çatie lëvizëse dhe instalimin e sistemit të kondicionerëve të ajrit. Çmimi i renovimit pritet të jetë rreth 300-400 milionë euro. Stadiumi me kapacitet prej 85 mijë ulësesh, është një prej arenave […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Barça e frikëson Celticun

Neil Lennon ka pranuar se është i brengosur para vizitës së Barcelonës në Celtic Park muajin e ardhshëm në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, pas fitores së gjigantit katalan ndaj Ajaxit 4-0 në mesjavë. Derisa Celtic humbi 2-0 nga Milan në San Siro, Lionel Messi realizoi het-trik kundër ekipit holandez për të […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Kandidatët për Euro 2020

Federata evropiane e futbollit (UEFA) ka bërë të ditur emrat e shteteve që kanë paraqitur kandidaturën e tyre për të qenë nikoqirë të ndeshjeve të Euro 2020. Gara do të zhvillohet për herë të parë anembanë kontinentit dhe UEFA ka njoftuar se 39 qytete nga 32 shtete kanë shprehur interesim për të organizuar ndeshjet e […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Totti-Roma, përgjithmonë së bashku

Francesco Totti nënshkroi kontratë të re dyvjeçare me Romën. 36-vjeçari ishte i lidhur me ‘Giallorossët’ deri në fund të këtij sezoni por pas bisedimeve të gjata me drejtuesit e klubit, palët arritën marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në kryeqytetin italian, me gjasë deri në përfundim të karrierës. “Kam edhe dy vjet përgjegjësi dhe jam […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Golat, zgjidhja e Chelseas

Jose Mourinho dhe Chelsea kanë kthyer vëmendjen në Premierligë. Pas disfatës së befasishme nga Basel në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve të mërkurën, Special One dhe skuadra e tij kanë filluar të mendojnë për duelin me Fulhamin të shtunën. Chelsea ka bërë nismën më të dobët të një sezoni në dekadën e […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Januzaj zgjedh Shqipërinë?

Adnan Januzaj nuk dëshiron t’i bashkohet Belgjikës, pasi familja dhe miqtë e tij janë duke e këshilluar të luajë për Shqipërinë. Mesfushori ofanziv i Manchester Unitedit, i cili debutoi në Premierligë kundër Crystal Palace të shtunën ka mundësi të zgjedh mes Belgjikës dhe Shqipërisë. Por, pavarësisht insistimit nga Federata belge e Futbollit që 18-vjeçari t’i […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Messi, më i miri në histori

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori edhe nëse nuk fiton Kampionatin botëror me Argjentinën. 26-vjeçari vazhdimisht ka theksuar se ëndërron të triumfojë në Botërorin 2014 në Brazil, pasi shpeshherë është kritikuar për paraqitjet e tij në ekipin Kombëtar. Por, Milito beson se Messi nuk […]...

20 September, 2013Lexo më shumë

Real Madrid si Ferrari

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka krahasuar gjigantin spanjoll me ekipin e Formulës 1, Ferrari, pasi beson se të dy bëjnë përpjekje të angazhojnë atletët më të mirë në sportet përkatëse. Reali shpenzoi mbi 170 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës në përforcime, përfshirë Gareth Bale nga Tottenham, kurse Ferrari ka dy herë […]...

20 September, 2013Lexo më shumë
 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>
 

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion
  • Play Rock Wheels