Lajme futbolli – Lajmi.net

Aktuale

Pardew gjobitet me 100 mijë funte

Alan Pardew është gjobitur me 100,000 funte nga Newcastle United, pasi e goditi me kokë mesfushorin e Hull Cityt, David Meyler. 52 vjeçari u përplas me lojtarin në zonën e tij, gjatë fitores 4:1 në KC Stadium, të shtunën. Federata Angleze po e heton këtë incident, por Newcastle ka konfirmuar se Pardew nuk do të […]...

2 March, 2014 Lexo më shumë

Arda: Atletico favorit për derbi

Arda Turan insiston se Atletico Madridi nuk i frikësohet as Barcelonës e as Real Madridit, duke insistuar se ekipi i tij është favorit para derbit madrilen, që do të zhvilloht sonte. Ekipi i Carlo Ancelottit do të udhëtojë sonte drejt Vicente Calderon, për përballjen kryeqytetase, me një avantazh prej tri pikësh momentalisht në La Liga. […]...

2 March, 2014 Lexo më shumë

Super gol nga Salihi

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në barazimin e skuadrës së tij Hapoel Acren, ndaj Macabi Haifas, me rezultat 1:1. Salihi – që shquhet si futbollist që di të realizojë gola të bukur – kësaj radhe e ka ‘tepruar’ duke shënuar një gol të çmendur. Një ngritje në ajër e pasuar […]...

1 March, 2014 Lexo më shumë

Mazzarri: Grande Inter

Trajneri i Interit, Walter Mazzarri ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin pa gola në udhëtim te Roma në Olimpico. Strategu i Nerazzurrëve ka thënë se futbollistët ngadalë kanë filluar të kuptojnë atë që ai kërkon prej tyre. “Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, e mbajtëm posedimin e topit dhe e […]...

1 March, 2014 Lexo më shumë

S’ka gola në Olimpico

Roma barazoi pa gola me Interin në Olimpico, në kuadër të xhiros së 26’të në Serie A. Giallorossët nuk arritën të marrin pikë të plota ndaj Nerazzurrëve, që po ashtu nuk erdhën për t’u mbrojtur në kryeqytet, pasi u munduan të kërcënojnë vendasit. Pjesa e parë nuk solli ndonjë rast të mirë për shënim pasi […]...

1 March, 2014 Lexo më shumë

Oscar kthehet këmbë në shtëpi

Harroni Ferrarit, Porschet, mesfushori i Chelseas, Oscar ka injoruar metodat e futbollistëve modern të transportit dhe vendosi që të rikthehet në shtëpi, pas fitores 3:1 ndaj Fulhamit, në këmbë. Ylli brazilian jeton afër stadiumit të Fulhamit, Craven Cottage dhe raportohet se vendosi të kursejë karburant duke refuzuar transportin me autobus të ekipit. Braziliani bëri paraqitjen […]...

1 March, 2014 Lexo më shumë

Barcelona për tre tituj

Trajneri Gerardo Martino është kundërpërgjigjur ndaj kritikëve duke insistuar se Barcelona vazhdon të jetë në garë për tre tituj këtë sezon. Gjiganti katalan humbi 3:1 nga Real Sociedad fundjavën e kaluar dhe u rrëzua nga kreu i tabelës ku tani ka tri pikë më pak se Real Madrid. Por, pas fitores 2:0 ndaj Manchester Cityt […]...

1 March, 2014 Lexo më shumë

Liverpool i dyti në Premierligë

Liverpool shënoi fitore shumë të rëndësishme në udhëtim tek Soputhampton, me rezultat 3:0 dhe u ngjit në pozitën e dytë në Premierligë. Skuadra e menaxherit Brendan Rodgers mori pikë të plota kundër një skuadre të papërshtatshme si Southampton, dhe konfirmoi kandidaturën për titullin e kampionit. Sulmuesi uruguaian Luis Suarez kaloi Reds në epërsi në minutën […]...

1 March, 2014 Lexo më shumë

Bayerni shkatërron Schalken

Ngjashëm si Real Madrid në mesjavë, Bayern Munich ia shkaktoi një tjetër disfatë të thellë Schalkes, duke e mposhtur me rezultat 5:1, në kuadër të xhiros së 23’të në Bundesligë. Gjiganti bavarez bëri atë që bëri Reali, duke mposhtur Schalken 6:1 në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Por, ekipi […]...

1 March, 2014 Lexo më shumë

Khedira shërohet për Botëror

Real Madrid i ka dhënë një lajm të mirë Gjermanisë duke njoftuar se Sami Khedira pritet të jetë i gatshëm për lojë para përfundimit të këtij sezoni. Mesfushori dyshohej se nuk do të luajë më në vazhdim të edicionit si dhe do të mungojë në Kampionatin botëror në Brazil pasi këputi ligamentet kruciale në gjurin […]...

1 March, 2014 Lexo më shumë
 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>
 

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO