Bundesliga – Page 45 – Lajmi.net

Aktuale

Gjigantët anglezë pas Mandzukicit

Mario Mandzukic mund të largohet nga Bayern Munichu pas vetëm dy vjetësh. Futbollisti kroat ka qenë sulmuesi kryesor në dy sezone, por gjatë verës tek gjiganti bavarez pritet të zbarkojë sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski. Për këtë, mediat e huaja kanë nisur të shkruajnë se 27 vjeçari duhet t’i bëjë balixhet gati gjatë verës, […]...

14 March, 2014Lexo më shumë

Tri klube pas Shaqirit

Xherdan Shaqiri duket se do të jetë një emër i ‘nxehtë’ për afatin kalimtar të verës. Mesfushori kosovar mund të largohet nga Bayern Munichu, pasi nuk po mund të gjejë hapësira në ekipin e Pep Guardiolës. 22 vjeçari po e kalon sezonin e dytë tek gjiganti bavarez, me të cilin fitoi pothuajse gjithçka në edicionin […]...

14 March, 2014Lexo më shumë

Jep dorëheqje Uli Hoeness

Përmes një letre të postuar në uebfaqen zyrtare të Bayern Munichut, Uli Hoeness, presidenti i klubit bavarez, e ka komentuar dënimin e që mori prej tri vjet e gjysmë burg për shkak të shmangies së tatimeve shtetërore. “Pasi kam diskutuar me familjen time, kam vendosur ta pranoj vendimin e Tribunalit të Munichut dhe i kam […]...

14 March, 2014Lexo më shumë

Burg për Uli Hoeness

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness do t’i vuajë tri vjet e gjysmë burg, për shkak të shmangjes së tatimit. 62 vjeçari e ka pranuar se i kishte fshehur 27.2 milionë euro, të cilat do ët duhej t’ia paguante shtetit gjerman, në periudhën në mes viteve 2003 e 2009. Ish sulmuesi gjerman i kishte fituar […]...

13 March, 2014Lexo më shumë

Mustafi e synon Bundesligën

Sezoni i shkëlqyeshëm të cilin po e kalon me fanellën e Sampdorias, i cili u shpërblye me ftesë në Kombëtaren A gjermane, i ka ndezur reflektorët e Shkodran Mustafit, i cili ndiqet nga shumë klube. Qendërmbrojtësi shqiptar kërkohet në Itali dhe Gjermani, por ai e ka treguar dëshirën e tij për të ardhmen. “Do të […]...

13 March, 2014Lexo më shumë

Xherdan Shaqiri, Messi i Alpeve

Xherdan Shaqiri është vetëm 22 vjeç, por do ta marrë në dorë Përfaqësuesen e Zvicrës gjatë kësaj vere, në Botërorin e dytë të shtetit helvetik. Në vitin 2010, Zvicra e kishte shkruar historinë, duke e mposhtur Spanjën, kampione të botës, por nuk kishin arritur të kualifikoheshin në të tetën e finales. Këtë vit, ekipi i […]...

13 March, 2014Lexo më shumë

Modric në vend të Kroosit

Bayern Munich është duke bërë gati ‘planin B’, në rast se Toni Kroos vendos të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori gjerman ende nuk e ka vazhduar kontratën me gjigantin bavarez derisa kërkohet me ngulm nga Manchester United. Mirëpo, në rast se Kroos largohet nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni, […]...

12 March, 2014Lexo më shumë

Bayerni do të bëhet monoton si Barcelona

Legjenda e Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka kritikuar traktikën e trajnerit Pep Guardiola, duke thënë se ekipi do të bëhet “monoton si Barcelona”. Gjiganti bavarez mbetet i pamposhtur në Bundesligë nën drejtimin e Guardiolës dhe është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve si dhe gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Mirëpo, ish reprezentuesi i Gjermanisë […]...

12 March, 2014Lexo më shumë

Bayerni superior ndaj Arsenalit

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola festoi kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 1:1 në duelin e kthimit me Arsenalin në Allianz Arena. Por, gjiganti bavarez kaloi tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Emirates Stadium. “Në ndeshjen e parë kemi arritur të ndërtojmë një avantazh […]...

11 March, 2014Lexo më shumë

Bayern Munich mbështet Kosovën

Bayern Munich përveç se e eliminoi Arsenalin nga Liga e Kampionëve dhe ia siguroi vetes kualifikimin në çerekfinale, kreu një detyrë tjetër në duelin e kthimit në 1/8 e finales. Në një tribunë të stadiumit Allianz Arena, disa tifozë mbajtën një transparent ku shkruante: “Thuaj jo racizmit, thuaj po Kosovës”, duke mbështetur përpjekjet e Kosovës […]...

11 March, 2014Lexo më shumë

Bayerni në çerekfinale

Bayern Munich barazoi 1:1 me Arsenalin në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, ky rezultat i mjaftoi gjigantit bavarez që të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale falë fitores 2:0 në duelin e parë në Emirates Stadium. Skuadra e Pep Guardiolës dominoi në pjesën e parë ku […]...

11 March, 2014Lexo më shumë

Bayerni s’ka nevojë për portier

Titulli i këtij artikulli mund t’ua zgjojë kureshtjen e ndoshta edhe mund të mendoni se bëhet fjalë për ndonjë gabim. Por, jo. Është pikërisht ashtu siç e keni lexuar. Bayern Munich nuk ka nevojë për portier, për të mos pësuar humbje në një ballafaqim. Si është e mundur kjo? Ua shpjegojmë tani. Në gjashtë ndeshjet […]...

11 March, 2014Lexo më shumë

Shaqiri milioneri i Facebookut

Xherdan Shaqiri është sportisti i dytë më i popullarizuar në Zvicrës. Kështu të paktën thonë ‘Like’ (Pëlqim), të cilat i ka marrë ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. Pa dyshim, mesfushori kosovar ndihet i lumtur për këtë arritje. “Mbi të gjitha, dua t’ua bëj një falënderim enorm fansave të mi, pasi pa […]...

11 March, 2014Lexo më shumë

Bayerni s’do të ishte i pamposhtur në Angli

Jens Lehmann insiston se Bayern Munich nuk do të ishte aq dominues në Premierligë, seç është në Bundeligë. ‘Die Roten’ janë të pandalshëm këtë edicion, duke u shkëputur ndaj konkurrentëve, ndërsa në mesjavë do të luajnë me Arsenalin në shtëpi, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, pasi fituan […]...

9 March, 2014Lexo më shumë

Bayerni luan tenis me Wolfsburgun

Bayern Munich s’ka të ndalur në Bundesligë. Gjiganti bavarez vazhdon të shkel gjithçka para vetes dhe fitoi në udhëtim te Wolfsburg me rezultat të thellë 6:1. Edhe pse ishte në disavantazh pas golit nga Naldo në minutën e 17’të, Bayern u kundërpërgjigj furishëm duke barazuar rezultatin dhjetë minuta më vonë nëpërmjet të rikthyerit nga lëndimi […]...

8 March, 2014Lexo më shumë

Klopp sulmon Sammerin

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka kritikuar drejtorin sportiv të Bayern Munichut, Matthias Sammer, duke thënë se 46-vjeçari duhet të jetë mirënjohës që është i angazhuar në Allianz Arena. Ish reprezentuesi gjerman u bë pasardhës i Christian Nerlinger në postin e tij në verën e vitit 2012 dhe prej asaj kohe ka shijuar sukses […]...

8 March, 2014Lexo më shumë

Bayerni shpërblen Danten

Bayern Munich ka vendosur të shpërblejë qendërmbrojtësin Dante për paraqitjet e tij të shkëlqyeshme në skuadrën e trajnerit Pep Guardiola. Reprezentuesi brazilian pritet të vazhdojë kontratën me gjigantin bavarez, pasi marrëveshja aktuale e tij me kampionin e Evropës dhe Gjermanisë, vlen deri më 2016. Por, sipas Tz.de, drejtuesit e Bayern Munichut kanë vendosur t’i ofrojë […]...

8 March, 2014Lexo më shumë

Guardiola paralajmëron ndryshime në verë

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka paralajmëruar se gjatë verës mund të bëjë ndryshime në ekipin e tij. Trajneri spanjoll e gjeti kryesisht të gatshëm skuadrën kur arriti gjatë verës që shkoi, duke e trashëguar ekipin e Jupp Heynckesit, i cili kishte fituar gjithçka edicionin e shkuar. Por, kjo nuk nënkupton se edhe ish […]...

7 March, 2014Lexo më shumë

Bayern rikuperon Riberyn dhe Robbenin

Lajm shumë i mirë për Bayern Munichun. Nga dueli i së shtunës kundër Wolfsburgut në Bundesligë, trajneri Pep Guardiola do të ketë në dispozicion dy futbollistët kryesorë të ekipit, mesfushorin holandez Arjen Robben dhe atë francez Franck Ribery. Robben dhe Ribery kanë munguar në periudhën e fundit për shkak të lëndimeve, e sidomos francezi i […]...

7 March, 2014Lexo më shumë

Kritikohet Gjermania

Skuadra e Gjermanisë u vërshëllye në Stuttgart pas paraqitjes së zbehtë në fitoren ndaj Kilit me rezultat 1:0. Mesut Ozil u zëvendësua në minutën e 89’të të ndeshjes duke zgjuar vërshëllima që vazhduan deri pas sinjalizimit për përfundimin e ndeshjes. Goli nga Mario Gotze në minutën e 16’të – pas asistimit nga Ozil – e […]...

6 March, 2014Lexo më shumë

Gjermania fiton me golin e Gotzes

Gjermania mposhti Kilin në ndeshje miqësore me rezultat minimal 1:0, falë golit nga ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze. Skuadra e selektorit Joachim Low mundi një kundërshtar mjaft të papërshtatshëm që së fundmi ka treguar fuqinë e tij duke mposhtur edhe Anglinë në Wembley. Mirëpo, ata nuk arritën të ndalin Gjermaninë e fuqishme, që megjithatë […]...

5 March, 2014Lexo më shumë

Në Gjermani dihet kampioni

Thomas Muller e ka deklaruar të mbyllur luftën për titull të kampionit në Bundesligë, pasi Bayern Munich u shkëput në 20 pikë në tabelë, pas fitores së pastër 5:1 ndaj Schalkes të shtunën. Tregolëshi i Arjen Robben dhe golat e David Alaba dhe Mario Mandzukic, ia siguruan një tjetër fitore impresionuese ekipit të Pep Guardiolas […]...

2 March, 2014Lexo më shumë

Bayerni shkatërron Schalken

Ngjashëm si Real Madrid në mesjavë, Bayern Munich ia shkaktoi një tjetër disfatë të thellë Schalkes, duke e mposhtur me rezultat 5:1, në kuadër të xhiros së 23’të në Bundesligë. Gjiganti bavarez bëri atë që bëri Reali, duke mposhtur Schalken 6:1 në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Por, ekipi […]...

1 March, 2014Lexo më shumë

Dortmund mbi Leverkusenin

Borussia Dortmund mposhti Nurnbergun me rezultat 3:0 dhe u ngjit në pozitën e dytë në Bundesligë, pas disfatës së befasishme të Bayer Leverkusenit si nikoqir nga Mainz, 0:1. Mats Hummels kaloi Dortmundin në epërsi me golin e tij në minutën e 51’të. Kurse, avantazhin e vendasve e dyfishoi sulmuesi Robert Lewandowski, duke realizuar në minutën […]...

1 March, 2014Lexo më shumë

Gotze nuk është Messi

Pep Guardiola ka deklaruar se ylli i Bayern Munichut, Mario Gotze ka ende punë për të bërë para se të mund të krahasohet me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi. Gotze ka zgjuar vëmendje me paraqitjet e tij mbresëlënëse për Bayernin këtë sezon, pas transferimit në klub për 37 milionë euro nga Borussia Dortmund në verën […]...

1 March, 2014Lexo më shumë

Monaco pas Shaqirit

Monaco ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri. Sipas portalit Fichajes.com, gjiganti nga Ligue 1 – i rikthyer në elitë këtë edicion me përforcime të bujshme përfshirë sulmuesin Radamel Falcao – dëshiron të sigurojë shërbimet e mesfushorit kosovar me nënshtetësi zvicerane. Shaqiri nuk është duke zënë vend të sigurt në […]...

28 February, 2014Lexo më shumë

Bayerni mund të mposhtet

Manuel Neuer ka insistuar se Bayern Munich mund të mposhtet nga Schalke këtë fundjavë nëse nuk shfaqin një paraqitje mbreslënëse. Skuadra e Jens Kellerit u turpërua 6:1 nga Real Madrid në Veltins Arena në mesjavë, duke zgjuar humor në rrjetet sociale se mund të pësojnë dyshifror të golave në vizitën e tyre në Allianz Arena […]...

27 February, 2014Lexo më shumë

Dhjetë humbjet më të thella në Ligën e Kampionëve

Disfata e rëndë e pësuar të mërkurën mbrëma nga Schalke kundër Real Madridit 1:6 në duelin e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve, ka zënë vend në mesin e disfatave më të thella në histori të garës. Skuadra gjermane kapitulloi në përballje me Los Blancos, por së paku mund të ngushëllohet nga fakti […]...

27 February, 2014Lexo më shumë

Draxler: Dallimi është i madh

Mesfushori i Schalkes, Julian Draxler ka pranuar se skuadra e tij ishte inferiore ndaj Real Madridit në humbjen 6:1 nga gjiganti spanjoll, në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Los Blancos e dominuan skuadrën gjermane në Gelsenkirchen dhe bënë një hap të madh drejt kualifikimit në çerekfinale. Draxler e pranoi […]...

26 February, 2014Lexo më shumë

Reali bombardon Schalken

Real Madrid nuk e bëri hesap Schalken, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 6:1 në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligës së Kampionëve. Në ballafaqimin e zhvilluar në Veltins Arena, Los Blancos e shkelën skuadrën gjermane duke e mbyllur qështjen e kualifikimit në çerekfinale. Karim Benzema e kaloi Realin në epërsi […]...

26 February, 2014Lexo më shumë

Titujt e relaksuan Bayernin

Claudio Pizarro mendon se Bayern Munich është më i relaksuar këtë sezon për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm në edicionin e kaluar. Nën drejtimin e Jupp Heynckesit, Bayern siguroi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve më 2012-13 dhe Pep Guardiola është duke udhëhequr ekipin drejt kandidaturës në të tria garat këtë edicion, i […]...

26 February, 2014Lexo më shumë

Barcelona insiston për Mullerin

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Thomas Muller. Gjiganti katalunas e ka shtuar interesimin për sulmuesin gjerman të Bayern Munichut. Sipas mediave gjermane, futbollisti ofanziv është bërë objektivi primar i klubit spanjoll për afatin kalimtar të verës. Megjithatë, duket se e ardhmja e përfaqësuesit gjerman mund të jetë e lidhur me gjigantin […]...

26 February, 2014Lexo më shumë

Dortmund drejt çerekfinales

Borussia Dortmund bëri një hap të madh drejt kualifikimit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjermane mposhti Zenit St Petersburgun 4:2 si mysafir në duelin e parë të fazës eliminatore të garës. Dortmund krijoi epërsi prej dy golash pas vetëm pesë minutash lojës. Henrik Mkhytaryan dhe Marco Reus shënuan për gjermanët që shkuan […]...

25 February, 2014Lexo më shumë

Draxler mirëpret Bayernin

Objektivi i Arsenalit, Juan Draxler ka vënë në dyshim transferimin e tij në Emirates gjatë verës duke refuzuar të përjashtojë mundësinë e kalimit tek rivali nga Bundesliga, Bayern Munich. Ylli gjerman i Schalke 04 mori një ofertë nga gjiganti londinez gjatë afatit kalimtar të janarit, por klubi i tij refuzoi ta shes në Arsenal për […]...

25 February, 2014Lexo më shumë

Boateng me cigare dhe birrë

Pushim pas ndeshjes, me celular, cigare dhe birrë, në pritje të kontrollit anti-doping. Kështu e përditshmja gjermane Bild e ka paraqitur mesfushorin e Schalke 04, Kevin-Prince Boateng në zhveshtoret e skuadrës gjermane, pas përfundimit të takimit me Bayer Leverkusenin në fundjavë. Fotografi që pa dyshim se do të zgjojë reagime të shumta. Drejtori i përgjithshëm […]...

25 February, 2014Lexo më shumë

Bayern i hidhet Reusit

Bayern Munich është duke përgatitur një tjetër sulm ndaj një ylli të rivalit Borussia Dortmund. Pas transferimit të mesfushorit ofanziv Mario Gotze në verën e vitit të kaluar, dhe marrëveshjes për angazhimin e sulmuesit Robert Lewandowski, në fund të këtij sezoni, gjiganti bavarez ka shënjestruar një tjetër futbollist të Dortmundit. Sipas të përditshmes gjermane Bild, […]...

24 February, 2014Lexo më shumë

Formacioni më i mirë i javës

Fundjava solli ndeshje interesante në ligat kryesore evropiane. Dhe, si zakonisht Eurosport.it ka bërë përzgjedhjen e futbollistëve më të dalluar, duke i bashkuar në formacionin më të mirë të javës. Si shpeshherë, Zlatan Ibrahimovic zë vend në repartin sulmues pas het-trikut që realizoi në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Toulouse 4:2. Për partner i tij […]...

24 February, 2014Lexo më shumë

Reali nuk e frikëson Huntelaarin

Sulmuesi i Schalkes, Klaas-Jan Huntelaar është i bindur se skuadra e tij ka shanse të mira në përballje me Real Madridin, në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë zhvillohet në Gelsenkirchen të mërkurën dhe Huntelaar beson tek fuqia e ekipit të tij. “Unë mendoj se Real Madridi është favorit, por ne e […]...

24 February, 2014Lexo më shumë

Kroos nuk largohet nga Bayern

Lajm i keq për Manchester Unitedin. Interesimi i kampionit të Premierligës për mesfushorin e Bayern Munichut, Toni Kroos mund të jetë i kotë. Ylli gjerman është i lidhur me Bayernin deri në qershor të vitit 2015 dhe ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me kampionin e Bundesligës dhe Evropës. Por, drejtori sportiv i gjigantit […]...

24 February, 2014Lexo më shumë

Bayerni në +19

Bayern Munich po shkon me hapa të sigurt drejt mbrojtjes së titullit në Bundesligë. Gjiganti bavarez fitoi 4:0 në udhëtim tek Hannover, dhe krijoi 19 pikë epërsi në krye të Bundesligës. Thomas Muller e kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 25-të. Thiago Alcantara realizoi golin e dytë të mysafirëve para intervalit. Muller shtoi një […]...

23 February, 2014Lexo më shumë

Hamburg e korit Dortmundin

Hamburg e ka befasuar Borussia Dortmundin duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 21’të në Bundesligë. Vendasit, që janë në luftë për mbijetesë, shënuan fitore të rëndësishme në debutimin e trajnerit të ri Mirko Slomka duke e shkelur kundërshtarin. Petr Jiracek e kaloi Hamburgun në epërsi pak […]...

22 February, 2014Lexo më shumë

Guardiola frikëson kundërshtarët

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka paralajmëruar kundërshtarët e tij, duke thënë se skuadra e tij ende nuk e ka dhënë më të mirën nga vetja. Por, strategu katalan pret që kjo gjë do të vijë shumë shpejtë. “Ne mund të përmirësohemi në nivel më të lartë shumë shpejtë”. “Çdo ditë e më shumë, […]...

21 February, 2014Lexo më shumë

Shaqiri: Faleminderit Kosovë

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri i ka dërguar një letër falënderimi presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe institucionet e vendit, që e dekoruan me titullin ‘Ambasador i nderit’. Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka falënderuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe institucionet e vendit, për dekoratën me të cilën u shpall ‘Ambasador i […]...

21 February, 2014Lexo më shumë
 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>
 

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play 8 Ball Pool
  • Play World Soccer Champion