“Sport” zbulon përforcimin e ri të Barcelonës

“Sport” raporton se Valverde dëshiron transferimin e sulmuesit të Chelseat, Willian.

Sport

21/07/2018 10:19

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka identifikuar përforcimin e ri.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se Valverde dëshiron transferimin e sulmuesit të Chelseat, Willian.

Reprezentuesi brazilian ka vendosur të largohet nga Stamford Bridge, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, e ardhmja e tij pritet të jetë në La Ligë te Barcelona.

Valverde beson se së shpejti Chelsea do të pranojë të negociojë me Barcelonën në lidhje me kalimin e Willianit në Camp Nou. /Lajmi.net/