“Sport” zbulon përforcimin e madh të Barcelonës

“Sport” raporton se klubi kampion i La Ligës kërkon blerjen e yllit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Sport

29/05/2018 07:11

Barcelona ka shfaqur interesim për një përforcim të madh nga Premierliga.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se klubi kampion i La Ligës kërkon blerjen e yllit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Reprezentuesi danez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te “Spurs”, gjatë këtij sezoni.

Kurse, Barcelona dëshiron ta tentojë blerjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Presidenti Josep Maria Bartomeu tashmë ka hartuar planin për transferimin e Eriksenit në Camp Nou. /Lajmi.net/