“Sport” zbulon favoritët për “Topin e Artë”

"Sport" ka publikuar kuotat e kandidatëve për fitoren e mundshme të çmimit të futbollistit më të mirë të vitit në botë.

Sport

17/07/2018 09:11

Cristiano Ronaldo është favorit për të fituar sërish “Topin e Artë”.

E përditshmja sportive katalane “Sport” ka publikuar kuotat e kandidatëve për fitoren e mundshme të çmimit të futbollistit më të mirë të vitit në botë.

Ronaldo kryeson me 2.63, i ndjekur nga sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah me 2.75, përcjell “lajmi.net”.

Leo Messi pas fushatës dëshpëruese të Argjentinës në Kampionatin botëror 2018 ka zbritur në pozitën e tretë.

Kandidatë të tjerë janë Luka Modric, Kylian Mbappe e Neymar. /Lajmi.net/