SPORT: Tetë arsye pse Ronaldo s’duhet ta fitojë Topin e Artë

Gazeta e njohur katalunase “Sport”, i ka numëruar tetë arsye pse Cristiano Ronaldo nuk duhet ta fitojë “Topin e Artë” në vitin 2016.

Sport

12/07/2016 19:23

Cristiano Ronaldo po konsiderohet favorit kryesor për t’u shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016.

Por, kështu nuk mendon gazeta katalunase, “Sport”, e cila i ka renditur tetë arsye pse ylli portugez nuk e meriton “Topin e Artë”.

1- Nuk shkelqeu ne finalen e Champions Leagues- Real Madrid fitoi Championsin e njembedhjete ne historine e saj por roli i tij ne finale ishte i varfer. Luajti ne finale i demtuar.

2- Kampionati Europian ishte i dobet- Cristiano Ronaldo ishte i destinuar per te udhehequr Portugaline ne ‘Euro 2016’ por performanca e tij ne France ishte larg pritshmerive. Nuk luajti finalen pasi u demtua.

3- Eder ishte heroi i Portugalise- Ishte sulmuesi i Liles ai i cili mund te konsiderohet si hero pasi shenoi nje gol fantastik ndaj Frances duke i dhuruar Portugalise ne kete menyre Kampionatin e pare Europian.

4- Griezmann u shpall golashenuesi me i mire i ‘Euro 2016’- Francezi arriti te mposhte konkurrencen e Ronalos pasi me 6 rrjeta u shpall golashenuesi me i mire i turneut. Ndersa Ronaldo shenoi vetem 3 here.

5- Rivale te dobet ne Champions League dhe ‘Euro 2016’- Rrugetimi i Real Madrid per ne finale ishte me skuadra me te dobeta duke u perballur me Romen, Wolfsburg dhe Manchester City. Ndersa ne ‘Euro 2016’ Portugalia u perball me Islanden, Austrine, Hungarine, Kroacine, Polonine, Uellsin dhe ne fund Francen.

6- Real Madrid i varfer me trofe- Gjate sezonit te fundit skuadra e ‘Los Blancos’ fitoi vetem Champions League pasi ne kompeticionet e tjera humbi duelet me Barcelonen.

7- Suarez shenoi me shume gola- Cristiano Ronaldo nuk arriti te shpallej golashenuesi me i mire i La Liges pasi Luis Suarez i Barcelones shenoi plot 40 gola duke marre kepucen e arte.

8- Ne vitin 2004 fitoi Shevchenko. ‘France 2016’ eshte cilesuar si nje kampionat shume i varfer krahasuar me ate te vitit 2004 ku fitoi Greqia. Ate vit fituesi i Champions Leagues ishte Porto por ‘Topi i Arte’ perfundoi ne duart e lojtarit te Milan, Andrei Shevchenko.