Sport atraktiv në Tiranë për 1 maj

Sheshi “Nënë Tereza” u pushtua nga zhurma e motorëvë.

Sport

01/05/2017 11:57

“Enduro Albania”, në bashkëpunim me “Supermoto Albania”, Bashkinë e Tiranës dhe Policinë e Shtetit, organizuan panairin e motorëve, nëpërmjet një gare që pati shumë protagonistë.

Pjesëmarrja ishte e madhe dhe pilotët që morën pjesë ishin nga të gjitha trevat shqiptare dhe të federuar pranë Federatës Shqiptare të Motoçiklizmit.

Ashtu sikurse ndodh edhe në ngjarjet e tjera motoçiklistike, edhe ky aktivitet nisi me zhvillimin e provave të lira e më pas me ato kualifikuese, për t’u mbyllur me garën ku u përcaktuan edhe fituesit, të cilët morën edhe çmimet përkatëse.

Pas kësaj ceremonie, pilotët iu bashkuan edhe motoristëve të tjerë, ku spikasnin ata të grupimit “Steel Wings”, për të bërë paradën tradicionale deri tek rrethrrotullimi i Shqiponjës.

Evenimenti e uli siparin e tij me një koncert të madh, ku morën pjesë emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy