“Spiunazhi” rrëzon kryeministren e Perusë

Kryeministrja peruane, Ana Jara, u detyrua të martën të japë dorëheqje pas humbjes së një votëbesimi në Kongresin e Perusë, që kishte të bënte me pazotësinë e saj për të kontrolluar shërbimet sekrete të Perusë.

Bota

31/03/2015 14:42

Opozita, por edhe disa anëtarë të partisë së saj, kishin kritikuar raportin e Agjencisë së Inteligjencës, që kishte të bënte me vëzhgimin e peruanëve të përfshirë në krim të organizuar, përfshi edhe politikanët. Por shumë nga emrat e politikanëve ishin futur sa për t’i diskredituar pa pasur të dhëna për veprimtari të tyre, që kjo agjenci, e kishte përshkruar si kriminale.

Kongresi peruan debatoi të hënën, ku 74 prej 116 kongresmenëve votuan kundër që t’i japin votëbesimin kryeministres, e cila edhe pse nuk është shefe e ekzekutivit, sipas Kushtetutës së Perusë, është përgjegjëse për menaxhimin e strukturave të shërbimeve sekrete.

Presidenti Ollanta Humala, i cili është shef i qeverisë, sipas Kushtetutës, tani duhet të zgjedhë një kryeministër të ri dhe i njëjti të merr votëbesimin nga Kongresi i Perusë.