Spitali i Dortmundit

Borussia Dortmund ka telashe të mëdha. Nuri Sahin dhe Sven Bender i janë bashkuar listës së gjatë të futbollistëve të lënduar pas humbjes 1:0 nga Bayer Leverkusen, ka njoftuar doktori i klubit, Markus Braun. Mesfushori Sahin ka dëmtuar ligamentet në gjurin e djathtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për ballafaqimin vendimtar kundër Olympique…

Sport

09/12/2013 14:40

Borussia Dortmund ka telashe të mëdha. Nuri Sahin dhe Sven Bender i janë bashkuar listës së gjatë të futbollistëve të lënduar pas humbjes 1:0 nga Bayer Leverkusen, ka njoftuar doktori i klubit, Markus Braun.

Mesfushori Sahin ka dëmtuar ligamentet në gjurin e djathtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për ballafaqimin vendimtar kundër Olympique Marseilles të mërkurën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kurse, mesfushori tjetër Bender ka pësuar një tërheqje në nyjën e këmbës së djathtë dhe po ashtu nuk pritet të jetë në dispozicion për ballafaqimin e xhiros së fundit në Grupin F.

Dyshja i ka shtuar brengat e trajnerit Jurgen Klopp i cili nuk mund të llogarit as në të lënduarit e tjerë si Marcel Schmelzer, Neven Subotic, Mats Hummels dhe Ilkay Gundogan.

“Pa dyshim se është problem i madh për ne që kemi aq shumë futbollistë të lënduar, e tani edhe dy të tjerë. Kjo është një situatë shumë e vështirë për ekipin”, deklaroi sulmuesi Robert Lewandowski.