Spitali i Arsenalit

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se nuk ka ide se çfarë ekipi do të inkuadrojë në lojë në duelin kundër Cardiff Cityt të mërkurën në Emirates Stadium, në kuadër të xhiros së 20’të në Premierligë. Aaron Ramsey do të mungojë për tri javë për shkak të një lëndimi në kofshë dhe Wenger pret…

Sport

31/12/2013 11:52

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pranuar se nuk ka ide se çfarë ekipi do të inkuadrojë në lojë në duelin kundër Cardiff Cityt të mërkurën në Emirates Stadium, në kuadër të xhiros së 20’të në Premierligë.

Aaron Ramsey do të mungojë për tri javë për shkak të një lëndimi në kofshë dhe Wenger pret raportin e mjekëve për të mësuar se sa gjatë nuk do të mund të llogaris në Mesut Ozilin i cili vuan nga një problem në krah.

Kieran Gibbs dhe Olivier Giroud po ashtu pritet të mungojnë pasi pësuan lëndime në fitoren 1:0 në Newcastle.

Nacho Monreal dhe Thomas Vermaelen po ashtu nuk janë në dispozicion. Tomas Rocky, Theo Walcott dhe Jack Wilshere do të kontrollohen sot, derisa vazhdojnë të jenë në dyshim.

“Do të jetë më tepër një rast mjekësor për të parë se kush është në dispozicion”, deklaroi Wenger. Edhe Alex Oxlade-Chamberlain po ashtu mungon për shkak të një lëndimi në gju.