Spitali Amerikan organizon sërish Kongresin Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor -(IMCA)

Ditën e nesërme, me datë 15 Shtator fillon Kongresi International Medical Congress in Albania II 2016 ( IMCA ) që është i pari event i këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare.

Lifestyle

14/09/2016 12:49

Pas suksesit të Kongresit të parë, organizuar nga Spitali Amerikan, vjen në një format shumë cilësor Kongresi i dytë Ndërkombëtar Mjekësor Multidisiplinor, i cili do sjellë në Tiranë lektorë të njohur në fushën e mjekësisë bashkëkohore nga bota dhe vendi, arritjet më të mira në mjekësi, sfidat që na presin, shkëmbime eksperiencash e bashkëpunime të frytshme në një proces që nuk ndalet.

Prej muajsh tashmë Spitali Amerikan ka finalizuar hapat e rëndësishëm për mbajtjen dhe realizimin e këtij kongresi.

Kongresi IMCA II 2016 është i pari event i këtij lloji me përfshirje ndërkombëtare me temën:

“Fokus në Onkologji” organizuar nga Spitali Amerikan, në datën 15, 16 dhe 17 Shtator 2016.

Në këtë event do të diskutohen mbi 15 seksione klinike me fokuse të mirëpërcaktuara mbi onkologjinë si temë kryesore; si dhe arritjet më bashkëkohore në mjekësinë moderne në këtë fushë.

Ky event, për të dytin vit radhazi është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarë botërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë botërore. Janë mbi 100 lektorë të huaj dhe shqiptarë, që nderojnë me pjesëmarrjen e tyre këtë event të rëndësishëm, ndërmjet të cilëve përmendim:Prof. Dr. Philip Caushaj (USA), Prof. Dr. Hakan Satiroglu (TURKEY); Prof. Dr. Josef Besik (CZECH REPUBLIC); Prof. Dr. Narimantas Evaldas Samalavicius (LITHUANIA); Evis Sala, M.D.,; Ph.D., F.R.C.R (USA); Prof. Dr. Lutfi Alia (ITALY); Prof. Dr. Florin Ramadani (KOSOVO); Ozlem ER, M.D. (TURKEY); Prof. Dr. Ralf Sodian (GERMANY); Ass. Prof. Aleksandra Barac (SERBIA); Prof. Dr. Sadik Ersoz (TURKEY); Prof. Dr. Ugo de Santis (ITALY) e shumë të tjerë.

Mbi 500 mjekë të specialiteteve të ndryshme nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të marrin pjesë dhe kontribuojnë në shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mjekësore, inkurajimin e njëri- tjetrit në përpjekjen tonë të përbashkët për të luftuar sëmundjen dhe për të shpëtuar jetë, duke e shndërruar këtë event në një Kongres mbarëshqiptar.

Linku i spotit publicitarë i Kongresit International Medical Congress in Albania II 2016 (IMCA):

YouTube player

Portali i Kongresit IMCA:

imca.al