‘Spitali Amerikan’ njofton për gjendjen shëndetësore të babait të Lumezit

‘Spitali Amerikan’ ka demantuar raportimet se pacienti i tyre, Nikë Lumezi, babai i Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, ka pësuar sulm në tru.

Lajme

16/11/2017 16:29

“Ne lidhje me lajmin e botuar me titull “Babai i Lumezit dyshohet se ka pësuar sulm në tru”, ju komunikoje se kjo nuk është e vërtetë”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga Spitali Amerikan në Prishtinë, i cili ka të bashkangjitur raportin mjekësor të pacientit.

Ndryshe, të mërkurën disa media kishin raportuar se avokati Nikë Lumezi ka pësuar sulm në tru. Raportimet kishin ndërlidhur komplikimet shëndetësore të Lumezit, me zhvillimet e fundit ku djali i tij, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kishte qenë cak i disa sulmeve mediale të iniciuara nga ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, i dënuar për korrupsion në UP.