Spielberg shet jahtin 86 metra sepse është shumë i vogël (Foto)

Regjisori i famshëm Steven Spielberg ka vendosur të shesë jahtin e tij 120 milionë dollarësh sepse mendon se është shumë i vogël.

ShowBiz

09/08/2015 11:05

Regjisori 68 vjeçar ka lajmëruar se do shesë mega jahtin e tij për të  ndërtuar një tjetër edhe m ë të madh, transmeton Lajmi.net.

Jahti me emrin ‘The Seven Seas’ ka 86 metra dhe kushton 120 milionë $, por Spielberg ka porositur një jaht edhe më të madh që i ka kushtuar 160 milionë dollarë për t’u ndërtuar.

Jahtet më të shtrenjta në botë janë ‘ECLIPSE’, i biznismenit rus Roman Abramovich, që kushton 500 milionë $ dhe ‘YAS’, pronar i së cilit është politikani nga Arabia, Hamdan Bin Zayed dhe kushton 350 milionë $./Lajmi.net

7seas2 7seas1 7seas Superyacht-infographic-2