S’përfundojnë kolonat në kufi, katër orë pritje në Merdare – Lajmi.net
S’përfundojnë kolonat në kufi, katër orë pritje në Merdare
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 23:09, 11 January 2019
Megjithëse shumica e mërgimtarëve tashmë janë kthyer në vendet ku punojnë dhe jetojnë, në pikat kufitare në dalje të Kosovës po vazhdon të ketë kolona të gjata.

Si rëndom, situata më e ndërlikuar po del të jetë në Merdare, shkruan lajmi.net.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar,  pritjet në Merdare arrijnë deri në katër orë.

Në dalje të territorit të vendit, janë krijuar kolona deri në 800 metra.

Ndërkohë, sipas të njëjtave të dhëna, situatë më stabile është në pikat tjera kufitare ku nuk ka fluks të njerëzve.

Sipas MPB-së, kolonat në kufi janë si shkak i përqendrimit të mërgimtarëve në pikën kufitare të Merdares si dhe nga kontrollet e panevojshme nga pala serbe. /Lajmi.net/

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO