Spektakli i flluskës që ngrin në -15 gradë celsius (Video)

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës bëhen shpesh herë shkaktare të pamjeve të mrekullueshme dhe mbresëlënëse.

Bota

25/01/2016 23:01

Një spektakël mahnitës është ai i flluskave që ngrijnë në temperatura mjaft të ulëta.

Filmimet tregojnë procesin e formimit të kristaleve të ndriçuara nga lindja e diellit.

Xhirimet janë bërë nga fotografja Michelle Lynn Fritz nga Pennsylvania, në kopshtin e shtëpisë së saj.

Michelle ka përdorur flluskat e fëmijëve, duke i shtuar pak glicerinë për të krijuar qëndrueshmëri, para se ti përhapte në dëborën e ngrirë.

“Pashë në internet artin e ngrirjes së flluskave vitin e kaluar, dhe si fotografe që adhuroj lulet, më dha një ide se si të përjetoj dimrin. Të fotografosh flluskat që ngrijnë është shumë e ndërlikuar, dhe është thelbësore të mos ketë erë ndërsa temperaturat duhet të jenë nën zero. Nëse do të kishte erë, pjesa më e madhe e flluskave do të çaheshin, por isha me fat që nuk kishte erë dhe flluskat nuk u prishën, por dhanë një spektakël të bukur kristalesh”, rrëfen autorja e kësaj pamjeje të mrekullueshme.

YouTube player