Spektaklet garuese të muzikës, të ‘panevojshme’ për të qenë një ‘yll’ skene

'X- Factor' dhe 'The Voice of Albania' janë dy spektaklet më të mëdha garuese në Shqipëri.

ShowBiz

21/06/2018 13:40

Prandaj është numri i madh i të interesuarve për të marrë pjesë, shkruan lajmi.net

Juria profesionale të përberë prej emrave të mëdhenj të skenës të cilët talentin e tyre dhe profesionalizmin në lëmin e muzikës e kanë dëshmuar ndër vite, në këto spektakle garuese janë të thirrur për të vlerësuar talentë e rinj.

Pjesëmarrësit duan që nga këto spektakle të dalin ‘fitimtarë’ e të vlerësuar pozitivisht nga personat që kanë përball për t’i dëgjuar me vëmendje, por jo të gjithë arrijnë që ëndrra e tyre të bëhet realitet.

Lajmi.net ka marrë si shembull katër këngëtare dhe i ka ndarë nga dy për një arsye. Dy prej tyre nuk e kanë kaluar pragun nga juria në spektaklet që vlerësojnë talentë e dy të tjera kanë qenë të vlerësuara maksimalisht nga ta.

Fjala është për këngëtaret: Enca Haxhia, Rina Balaj, Ana Kabashi dhe Vesa Smolica.

Enca Haxhia dhe Rina Balaj sot janë shumë të suksesshme në tregun muzikor shqiptar dhe në kanalet zyrtare në Youtube posedojnë një numër të madh klikimesh, mirëpo të vlerësuara nga juria para shumë vitesh nuk ishin.

Enca sot është emri më i komentuar në media për paraqitjen e saj skenike por edhe projektet e saj muzikore nuk është se nuk po pëlqehen nga publiku. Në njërën anë sepse ajo del gjysmë nudo dhe në anën tjetër tematikat që trajohen në këngët e saj po u pëlqejnë publikut.

‘Dua’ është kënga e saj e fundit e cila ka arritur të klikohet plotë 12 milionë herë në Youtube. Në këtë klip Enca vjen si asnjëherë më parë me skena eksplicite pranë një modeli të huaj i cili poashtu ‘çmendi’.

YouTube player
YouTube player

Ishte viti 2015 atë të cilin Rina Balaj ka për të mos e harruar asnjëherë. Jo pse sot nuk ka sukses por se atëkohë ëndërra e saj ishte ta marrë një PO nga juria e X- Factor dhe nuk ia dhanë.

Pavarësisht kësaj, Rina sot është ngjitur fuqishëm në skenë dhe dueti i saj me Feron, kënga ‘S’ka konukrencë’ u klikua 11 milionë herë në Youtube.

Sa me paraqitjen e saj skenike ku shfaqet seksi e sa me projektet muzikore për të cilat po punon pa reshtur, Rina është njëri nga emrat poashtu shumë të komentuara në vend.

‘Për ty’ ka qenë kënga e saj e parë solo dhe duke qenë se në një spektakël garues për muzikë ishte e pavlerësuar publiku i dhanë PO-në e madhe për ta vazhduar tutje karrierën.

YouTube player
YouTube player
YouTube player

Ana Kabashi dhe Vesa Smolica kishin arritur që në spektaklet garuese të këngës të duartrokiten nga publiku dhe juria profesionale t’i vlerësoj maksimalisht.

Mirëpo fati nuk eci në anën e tyre disa vite më vonë, sot kur ato po provojnë të jenë emra shumë të kërkuar të muzikës si edhe koleget e tyre këngëtare.

Ana Kabashi në vitin 2013 mahniti jurinë e ‘The voice of Albania’ me zërin e saj e sot këngët e lansuara të cilat janë kombinimi më i mirë i talentit dhe zërit nuk po vlerësohen edhe aq nga publiku.

Kënga e saj ‘Papu’ nuk arriti ta kap as 1 milionëshin.

YouTube player
YouTube player

2013-ta ka qenë viti kur Vesa Smolica çoi në këmbë jurinë me zërin e saj dhe paraqitjen tejet profesionale në skenë.

‘The voice of Albania’ e vlerësuar lartë talentin e saj, që një të ardhme jo fort të largët të bëeht këngëtarja e cila pëlqehet, klikohet, e mbedh rreth vetes një numër të amdh të fansave, por sot Vesa e bashkëndjen dhimbjen me kolegen e saj Ana Kabashi.

‘Asnjo si une’ titullohet kënga e saj e cila nuk arriti poashtu t’i mbledhë milionat në Youtube.

2 milionëshin e kapi me bashkëpunimin me Ardit Cunin por suksesin e Encës dhe Rinës jo.

YouTube player
YouTube player

Si përfundim po del se të jesh këngëtare me emër nuk është patjetër të zgjedhesh e preferaura e jurisë së spektakleve garuese të muzikës.

Ky mund të jetë një fakt i cili do t’i prekë thellë këngëtarët e vlerësuesit e muzikës profesionale mirëpo realiteti, qoftë i hidhur apo jo, është ky.

Sot, të jesh një ‘yll’ skene, zëri vetëm se do të jetë një ndihmesë e madhe, por përzgjedhja e bashkëpunëtorëve dhe idetë e përbashkëta me ta të sjellin deri tek shkallët e suksesit dhe titulli ‘Yll i muzikës’ me miliona në xhep prej koncerteve e në kanale të muzikës prej klikimeve./Lajmi.net/

A.A