Spektakël në tribuna, një rast i mirë shënimi dhe një karton i kuq në pjesën e parë të ndeshjes Prishtina – Drita

Ka përfunduar pa gola (0-0)pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Drita.

Sport

20/05/2018 16:52

Spektakël në tribuna, një rast i mirë shënimi dhe një karton i kuq, u panë gjatë pjesës së parë të kësaj.

Fillimi i ndeshjes solli rastin më të mirë të shënimit, kur Endrit Krasniqi në minutën e parë kishte mundësi të artë për të kaluar Dritën në epërsi, por portieri Beka bëri mrekullinë për të mbajtur të paprekur portën e tij.

Në minutën e 31’, punët u bënë më keq për Prishtinën, kur Debatik Curri u ndëshkua me karton të kuq.

Kujtojmë se rezultati 0-0 e bën Dritën kampione të Kosovës./Lajmi.net/