Spektakël në qiell: Space X lëshon satelitin e radhës

Prodhuesi i sondave hapësinore dhe raketave, SpaceX, në pronësi të manjatit amerikan Elon Musk, ka lëshuar në hapësirë një tjetër satelit vëzhgues.

Auto & Tek

08/10/2018 23:09

Misioni kësaj here ishte lëshimi në hapësirë i SAOCOM 1A në pronësi të agjencisë hapësinore të Argjentinë.

Sateliti është lançuar me sukses përmes raketës Falcon 9 nga Baza e Forcave Ajrore Vandenberg në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sateliti Saocom-1A është vendosur në orbit 12 minuta pas lëshimit të raketës nga Toka.

Kompania e manjatit të biznesit Elon Musk “SpaceX” lëshoi të dielën me sukses në orbitë një satelit argjentinas.

Vetëm pak çaste pas nisjes nga baza e forcave ajrore e Vandenbergut, që ndodhet rreth 200 kilometra larg Los Anxhelosit, pjesa e parë e raketës “Falcon 9” u ul padëmtuar në bazë.

Është hera e parë që “SpaceX” ulet me sukses në një bazë ku nisen anijet hapësinore në bregun perëndimor amerikan. Uljet e mëparshme të raketës “Falcon 9” kanë ndodhur në qendrën Kennedy të NASA-s që ndodhet në Florida.

Kompania “SpaceX” synon të ulë koston e lëshimeve drejt hapësirës, nëpërmjet ripërdorimit të raketave në vend që t’i hedhë ato në oqean, një praktikë e zakonshme që nga vitet e hershme të NASA-s.

Agjencia amerikane e Hapësirës fillimisht i ripërdorte raketat gjatë zbatimit të programit të lëshimit të anijeve kozmike.

YouTube player