Spektakël në qiell, dy avionë ulen në pistë paralelisht

Një ulje spektakolare e aerplanëve është bërë në aeroportin e San Franciskos.

Fun

21/10/2018 10:06

Aeroplani i “United Airlines 747” dhe ai amerikan “Eagle” janë uluar paralelisht me njëri-tjetrin, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dy aeroplanët mbërrijnë në simetri të përsosur, avioni më i vogël printe para, teksa po fluturonin drejt pistës që shkon përgjatë gjirit të San Franciskos.

Aeroporti i San Franciskos është i njohur për pista paralele, që nënkupton se dy avionë mund të ulen së bashku me njëri-tjetrin.

Në aeroporti Ndërkombëtar të San Franciskos mund të lëvizin 104 avionë – 54 ulje dhe 50 nisje  për çdo orë. /Lajmi.net/