Spektakël në Etihad, fiton Man.City (Video)

Manchester City ka arritur të shënojë një fitore të ngushë me rezultat 3-2 në një ndeshje spektakulare të zhvilluar kundër Aston Villës.

Sport

25/04/2015 20:29

Ndeshja filloi mirë për vendasit kur Sergio Aguero në minutën e 3’ shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi. Në minutën e 66’ Kolarov shënon për të dyfishuar këtë epërsi.

Por, mysafirët barazuan shumë shpejtë falë golave të shënuara nga Cleverley 68’ dhe Sanchez 85’,

Dhe, në minutën e 89’ Fernandinho shënon për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij nga ky takim.

Me këtë fitore, Manhcester City është në vendin e katërt me 64 pikë, një më pak se Manhcester United që është në vendin e tretë.

https://vine.co/v/eWbPZaF9DiK
https://vine.co/v/eWh5M7Y0EEU
https://vine.co/v/eWhJ712OlJe
https://vine.co/v/eWhXUajHlrt