Spektakël në ‘Anfield Road’, Liverpooli ia shkakton humbjen e parë Manchester Cityt

Me një performancë të jashtëzakonshme, Liverpooli i ka shkaktuar humbjen e parë Manchester Cityt këtë edicion në Premierligë.

Sport

14/01/2018 18:53

Skuadra e Jurgen Klopp, ka bërë që të mos vërehet aspak mungesa e Philippe Coutinhos të transferuar në Barcelonë, për ta mposhtur 4:3 në ‘Anfield Road’ Manchester Cityn, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të.

Chamberlain në minutën e 9’ i dha epërsinë e parë Liverpoolit. Në minutën e 40’, mysafirët barazuan përmes Sane.

Pjesa e dytë ishte e Liverpoolit, që brenda nëntë minuta shënoi tre gola të bukur.

Firmino në minutën e 59’, Mane në minutën e 61’ dhe Salah në minutën e 68’, shënuan për këtë fitore të madhe të Liverpoolit.

City ia doli që në vazhdim të rihap ndeshjen, kur shënoi përmes Silvas dhe Gundogan, për 4:3.

City edhe pas kësaj humbje mbetet liderë në Premierligë me 62 pikë, ndërsa Liverpooli tani barazohet me Manchester Unitedin dhe Chelsean, me nga 47 pikë./Lajmi.net/