Spektakël i Liverpoolit në ‘Anfield Road’

Liverpooli ka shënuar fitore spektakolare në ‘Anfield Road’.

Sport

24/02/2018 17:50

‘The Reds’ kanë dhuruar shfaqje të bukur në shtëpi duke e mposhtur 4:1 West Hamin në sfidën e vlefshme për xhiron e 28-të të Premierligës.

Luhej minuta e 29’ kur Liverpool shënoi golin e epërsisë përmes Emre Can.

Pjesa e dytë, solli edhe katër gola të tjetër, me Salah që në minutën e 51’ shënoi për 2:0.

Nuk vonoi shumë dhe Robert Firmino shënoi për 3:0 pas një kalimi të bukur që i bëri portierit të West Hamit.

Vendasit u rikthyen në lojë, kur në minutën e 59’ Michail Antonio shënoi për 3:1.

Por kjo ishte e gjitha që bëri skuadra mysafire, pasi Sadio Mane në minutën e 77’ shënoi golin e katërt për skuadrën e Jurgen Klopp.

Liverpool me këtë fitore renditet në vendin e dytë në Premierligë me 57 pikë./Lajmi.net/