Spektakël hipnotizues në Buenos Aires (Video)

Ky është spektakli që ka hipnotizuar turmat në Buenos Aires. Një shfaqje mbreslënëse, kombinim perfekt i perfomancës së aktorëve balerinë, fishekzjarreve, dritave dhe muzikës.

Fun

19/09/2015 19:23

Spektakli i organizuar nga një grup francez për fishekzjarret i njohur si GroupeF, ngriti siparin në kuadër të festivalit ndërkombëtar të Buenos Aires, i cili do të zgjasë deri më 4 tetor.

Përformuesit, të veshur me kostume të përbërë nga dritat LED dolën në skenën me sfond të theksuar nga fishekzjarret, ngjyrat dhe muzika dramatike.

Ata që ishin të pranishëm nuk u zhgënjyen sigurisht

“Një lëvizje dhe një shfaqje të tillë nuk e kam parë kurrë më parë. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Madhështia dhe risia e bëjnë atë të vecantë, jam vërtetë i mahnitur në maksimum,” thotë Edgardo Michanie.

Një tjetër spektatore, Karina Furlotti, thotë se kombinimi i efekteve të sensorëve e bëjnë përformancën të klasit të parë: “Është me të vërtetë vezulluese, ndjeva sikur isha kudo në botë. Fishekzjarret, projektimi dhe muzika janë vërtëtë mbresëlënëse. Një kombinim i shkëlqyer i imazheve, urime të sinqerta”.

Ky është viti i dhjetë që organizohet ky festivali ndërkombëtar në Buenos Aires dhe fokusohet në teatër e në artet performuese. Po ashtu ky organizim bashkon artistët ndërkombëtarë me ata vendas./oranews

YouTube player