Specialja me 4 raste të reja hetimore: Tabela, Trista, Total, Tifani (VIDEO)

Lënda ”Tabela” – keqpërdorim të detyrës zyrtare nga drejtori i një shkolle fillore, Rexho Rushit Zajazi. I dyshuari në Kërçovë, e ka përdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka lejuar shfrytëzim pronësor për një person juridik. Pa procedurë prokurimi, i dyshuari i ka dhënë tender firmës Bauhof DOEL dhe ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e…

Lajme

23/03/2017 14:56

Lënda ”Tabela” – keqpërdorim të detyrës zyrtare nga drejtori i një shkolle fillore, Rexho Rushit Zajazi. I dyshuari në Kërçovë, e ka përdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka lejuar shfrytëzim pronësor për një person juridik. Pa procedurë prokurimi, i dyshuari i ka dhënë tender firmës Bauhof DOEL dhe ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një shkolle të re, për një shumë mbi 12 milionë denarë, respektivisht 200 mijë euro.

Lënda ”Trista”, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencës nga një zv. ministër në MPB, për vetura zyrtare. I dyshuari, nga 2008 deri 2012 në Shkup, gjatë prokurimit publik e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 450 mijë euro. Në mënyrë joligjore, ka nënshkruar marrëveshje me autosallonet Porsche, Bohemia, Avtokuqa, Kollevski, Kadis.

Lënda ”Total” – vepër që ka të bëjë me evazion fiskal, ku janë kryer nga një person juridik, si drejtues i Total Marketing DOEL, MediaMarkt, Total Media Centar DOEL. Nga dëshmitë dalin të dhëna se nga viti 2008 deri 2015 u ka ikur pagesave të tatimeve, me vlerë prej mbi 7 milionë denarë, respektivisht mbi 120 mijë euro. Në një rast tjetër, është ikur tatim prej mbi 60 mijë euro.

”Tifani” –  lënda e katërt që ka të bëjë me evazion fiskal. E dyshuara është person fizik i kompanisë SmartCentar DOEL dhe SmartGroup DOEL. Për vitet 2008-2014, e dyshuara ka tentuar t’i ikë pagesës së tatimeve dhe ka dhënë informata të rrejshme për pagesat që është dashur t’i paguaj dhe ka arritur t’i ikë pagesës prej mbi 35 mijë euro dhe mbi 15 mijë euro. Dëshmitë tregojnë se e dyshuara ka shënuar të dhëna të rrejshme për t’i ikur tatimeve të vlerës së duhur./INA

YouTube player