Specialja kërkon masa kujdesi ndaj Gruevskit
Prokuroria Speciale kërkon masë kujdesi ndaj ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit, i cili zyrtarisht akuzohet për lëndën “TNT”, gjegjësisht rrënimin e objektit “Kosmos”.

Lajme
Vendimi i speciales vjen pas tërheqjes së vendimit për falje nga Ivanovi, shkruan AM, transmeton KosovaPress.
Për këtë lëndë masë kujdesi është kërkuar edhe për ish-ministrin e transportit, Mile Janakievski dhe kreun aktual të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovskin.
“Nga ana jonë deri te Gjykata e Apelit Shkup është dorëzuar një propozim me shkrim për pezullimin e vendimit të Gjykatës Themelore Shkup 1, dhe të vazhdojë procedura penale për lëndën që në opinion njihet si “Puçi”, thanë nga prokuroria Speciale Publike.